« Flet eksluzivisht nga SHBA ministri Taravari për Zhurnal: » Situata është në kontroll nuk ka vend për panik
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë sprovë vendimtare për Zoran Zaevin
Aliu: BDI-ja e njëjtë si me Gruevskin si me Zaevin, nuk ka ndryshuar fare
Mbyllja e syve para ndikimit rus në Ballkan, mund të jetë katastrofale për shqiptarët

Shkruan IBRAHIM CEKA

Në historiografinë dhe politikën shqiptare si duket pak flitet për dinakëritë e shteteve sllave që i kanë bërë në drejtim të trojeve shqiptare e që fatkeqësisht ende ambiciet e tyre populiste nuk shuhen.

Nëse dikur apetitet e tyre i kanë realizuar me mbështetjen e fuqishme ruse, tash me po të njëjtin aleat dëshirojnë që ti ngopin ambiciet e tyre, por kjo nuk guxon tu ik lidershipit shqiptar.

Me marrëveshjen e Paqes në Londër e cila njihet si Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913, trojet shqiptare u copëtuan si kurrë më keq dhe ende e vuajmë ndarjen e asaj marrëveshjeje.

Gjatë kësaj loje politike, vihet në shprehje dinakëria e Rusisë cariste dhe qëllimet e saj ekspansioniste në drejtim të tokave shqiptare. Ambasadorët vendosën që përfundimisht "e sëmura e Bosforit" (shteti Osman) të tërhiqet nga Ballkani në drejtim të Bosforit dhe trojet shqiptare të liheshin nën fatin e konferencës së Londrës, me çka diplomati Benckendorff i Rusisë cariste bënte luftë të fuqishme diplomatike që shtetet sllave të rriteshin në dëme të tokave shqiptare, pastaj lirshëm ta shtrij ndikimin e tij në Ballkan.

Kjo ishte tentativa e dytë e diplomacisë ruse për ti kënaqur apetitet e shteteve sllave në Ballkan, në kurriz të trojeve shqiptare, edhe pse tentativa e parë nuk u implementua duke dështuar së farosuri qenësinë shqiptare me marrëveshjen në Shën Stefan, në periferi të Stambollit të vitit1878 që nuk njihte truall shqiptari askund.

Së fundi ka një tendencë të rritjes së ndikimit diplomatik, politik, dhe ekonomik të Rusisë në botë, me theks të veçantë në Ballkan, shihet një rritje dhe një ofensivë diplomatike, kjo përmes miqve të saj, shteteve sllave.

Pse është ngjallur me të madhe diplomacia ruse në botë?. Është parim që, aty ku përfundon lufta frontale, fillon lufta diplomatike, aktivizohen motorët e ndikimit politik dhe ideologjik. Luftërat ideologjike dhe diplomatike të fuqive të mëdha në këto faza kritike shtojnë influencën e tyre në gjendjen anarkike të shteteve me qeveri të këqija apo pa to fare, e kemi parasysh në këto momente luftërat në lindje. Në Kosovë para se të zbarkonte NATO, në aeroportin e Prishtinës paraqiten forcat Ruse, "luftë elefantësh".

Shihej qartë se në bote kemi një rritje të madhe të nacionalizmit ekstrem në vend të tolerancës dhe luftës fer të politikave ditore dhe diplomatike, kemi një tendencë të zhvillimeve të ideologjisë komuniste, rritje të partive socialiste, në momentin kur bota ka nevojë më shumë për demokraci dhe mirëkuptim, kemi rritje të ndasive etnike, të ngritjes së barrierave dhe mureve, në kohën kur mëse e nevojshme është zhdukja e ndasive etnike, zhbërja e pengesave ideologjike dhe rrënimi i mureve ndarëse, për një botë më të sigurtë dhe në paqe.

Në anën tjetër, blloku lindorë dhe ai perëndimore gjenden para një krize serioze diplomatike, tendencat e diplomacisë ruse për të ndikuar në shtetet evropiane janë të vazhdueshme dhe jo pa rezultat, kjo shihe më së miri në zgjedhjet e fundit në Bullgari dhe Moldavi ku dy presidentët, Redev dhe Dodon të sapo zgjedhur kanë një dozë bukur të shprehur simpatie ndaj Putinit me vetë faktin e daljes së tyre kundër sanksioneve Perëndimore ndaj Rusisë, mos të flasim për shtetin serb me politikat e saj serbomadhe dhe Malin e Zi, e që në fakt dhe Maqedonia nuk i reziston këtij ndikimi duke synuar që ta mbanë në tension të vazhdueshëm.

Fatkeqësisht Ballkani ekspozohet qartë para ndikimit rus, përmes elementeve që ata i posedojnë, qoftë korrupsioni, nepotizmi, krimi dhe haraqi, përmes një politike joproduktive për vendin.

Ngadalësimi, vonimi i Bashkimit Evropian për ti futur nën ombrellën e saj shtetet e Ballkanit Perëndimor, me automatizëm paraqet një vakum politik duke i dhënë hapësirë ndikimit rusë që të shtrij rrënjët e saj, në anën tjetër në vazhdimësi paraqiten pengesa dhe vështirësi në integrim, me vetë faktin e ndikimit të politikave ruse në këto shtete.

Si të dilet nga kjo krizë?. Me vetë faktin se vonimi i tepërt i Bashkimit Evropian në zgjedhjen e kësaj krize, paraqet krizë në vete, me përmasa edhe më të madhe, vështirësi të integrimeve të këtyre shteteve, prandaj është imediate që duke parë se Ballkani rrezikohet nga ndikimi i fortë rrus, duhet që të merren masa në këtë drejtim duke ju ofruar lehtësira në integrim dhe ndihmesë politike dhe financiare me qëllim që të këndellen si shtete dhe ta konsiderojnë veten të barabartë me të tjerët.

Përfundimisht, sa më shumë që zvarritet integrimi i Ballkanit Perëndimorë në Familjen Evropiane dhe në NATO, aç më shumë rrezikohen këta vende në integrimin real të tyre, ngase në vazhdimësi do të ketë tensione dhe luhatje të qeverisjeve në orientimet e tyre politike, si rezultat i vakumit politik duke u shfrytëzuar nga influenca rus.

 11.01.2017, 10:29  | Xh.I. | 3,743 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
Mediat i ndanë, por ja çfarë bëjnë Meda dhe Lulja së bashku (Foto/Video)
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.