Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
« Në prag të ramazanit: » Nuk mungon përballja me varfërinë, shpresohet për solidaritet
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Studimi për duhanpirjen
Loading...

Duhanpirja dhe efektet anësore të shkaktura prej saj i kanë kushtuar ekonomisë globale më shumë se një trilion dollarë në vit, e deri në vitin 2030 do të vrasë dy milionë njerëz më shumë sesa tani.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA. Kostoja tejkalon ndjeshëm të ardhurat globale nga taksat e duhanit, që sipas OBSH-së kapën vlerat e 269 miliardë dollarëve në vitet 2013-2014.

“Raporti është i rëndësishëm në të paktën dy drejtime. Ai nxjerr në pah se kostot ekonomike të duhanpirjes janë më shumë se një trilion dollarë çdo vit, ndërsa viktimat që aktualisht janë 6 milionë do të rriten në 8 milionë në vitin 2030”, tha Jermiah Paul, përfaqësues i OBSH-së.

Raporti prej 688 faqesh thekson se kostot ekonomike pritet të rriten edhe më shumë, e pavarësisht faktit se qeveritë kanë mjetet për të reduktuar duhanpirjen dhe vdekjet e shkaktuara prej saj, nuk i kanë përdorur siç duhet ato.

Mes politikave të lira dhe efikase përfshihen rritja e taksave dhe çmimit të cigareve, ndalimi i kompanive të marketingut të duhanit dhe ilustrimi figurativ i dëmeve të shkaktura nga duhanpirja. Sipas studimit, rreth 80 për qind e duhanpirësve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta e të mesme, e pavarësisht rënies së numrit të shitjeve në disa vende, duhanpirësit në botë janë shtuar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.01.2017, 00:38  | T.E. | 3,047 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.