Me largimet e partive të vogla nga koalicioni, Gruevski do pësoj fijasko në zgjedhjet..
« BESA për Zhurnal » Para lokaleve kërkojmë anëtarin tonë në KSHZ, ligji e garanton këtë
Profesori amerikan paralajmëron kriza të mëdha në Ballkan, përmend Maqedoninë
« Analistët » Qeveritë Zaev e Rama, po japin sinjalin e modelit të ri-integrimit rajonal
Goditeni Serbinë duke plotësuar ligjin e Gjykatës Speciale o krerë të strukur

Në Hagë, në Gjykatën Speciale për Kosovën, duhet kërkuar ndëshkimin e  kriminelëve të Serbisë për vrasjen e 13,000 shqiptarëve dhe ky ndëshkim mund të niset që me plotësimin e ligjit të kësaj gjykate selektive që e formuan PDK dhe LDK bashkë me deputetët e pakicave pas presioneve të perëndimit.

Edmond Ekrem Krasniqi
 
Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë me kërkesë të Serbisë ka shpalosur një kënd tjetër të qyqarllëkut madhor të qeverisë dhe krerëve të partive parlamentare shqiptare si dhe të krejt deputetëve të tyre në parlamentin e Kosovës.
 
Jo vetëm qyqarllëk, por edhe injorancë totale të kësaj klase politike për të bërë diçka konkrete ndaj Serbisë në vend të krekosjeve dhe ankesave të përditshme nëpër media dhe FB të tyre prej fëmijësh.
 
Së shpejti, ish-anëtarë të UÇK-së pritet që të dërgohen në Hagë nën akuzat për krime lufte.
 
Ndoshta jo ish-krerët më të mëdhenj të UÇK-së por, për shkak të rrethanave politike brenda Kosovës dhe atyre rajonale, disa të rangut më të vogël.
 
Këtyre ditëve ka edhe ftesa nëpër media të disa deputetëve se Kosova duhet të bëjë aktakuza ndaj kriminelëve të Serbisë. Këta që i bëjnë këto kërkesa folklorike harrojnë ose nuk e dijnë se p.sh. për masakrën e Krushës së Madhe Gjenerali Serb Momir Stojanoviç dhe 16 të tjerë janë akuzuar nga gjykata e Gjakovës (prokuroria vendore në bashkëpunim me EULEX).
 
Për këta kriminelë UNMIK-u në emër të Kosovës ka dërguar kërkesë arresti ndërkombëtar dhe fytyrat e tyre janë publike në faqen e internetit të Interpolit (http://interpol.org/) ka 23 muaj, pra afër 2 vite.
 
Serbia nuk po i dërgon këtë njerëz të saj në Kosovë për gjykim dhe nuk do t’i dërgoj kurrë.
 
Prandaj folklorizmi është i kot. Prandaj puna e gjykatave të Kosovës dhe puna e EULEX-it me këto aktakuza po shkon kot. Nuk po themi se këto aktakuza nuk duhet të bëhen, ato duhet të bëhen edhe nga gjykatat tona.
 
Por ajo çka duhet bërë në rend të parë dhe gjithsesi dhe që mund të ketë rezultat konkret është që këta kriminelë të dërgohen në Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë.
 
Kjo gjykatë është selektive. Drejtësia selektive nuk është drejtësi aspak.
 
Prandaj parlamenti i Kosovës duhet që të plotësojë ligjin për këtë gjykatë. Krerët e partive shqiptare në pushtet (Isa Mustafa dhe Kadri Veseli) e kanë rastin që të testojnë pretendimet e tyre se gjenden në këto pozita për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
 
Por ata po heshtin ndaj kërkesave tashmë 2 muajshe të shoqatës ‘Familja dhe Shpresa’. Tre dërgesa publike në adresa të tyre elektronike janë dërguar deri më tash. Jo vetëm tyre por edhe stafit të tyre dhe deputetëve të Kosovës.
 
Të gjithë po heshtin, përpos Pal Lekaj-t të AAK-së i cili në një përgjigje elektronike përsëriti qëndrimin e partisë së Ramush Haradinajt (apo të tij personal) se AAK është kundër kësaj gjykate.
 
Por ky qëndrim tashmë është i pavend. Gjykata Speciale tashmë është krijuar, ajo ekziston. Nuk ka gjykatë tjetër e cila mund të gjykojë qindra kriminelë serbë të cilët gjenden të lirë nëpër Serbi nën mburojën e qeverisë së Aleksandar Vuçiçit (kryeministrit të Serbisë).
 
Partitë opozitare shqiptare duhet që të ndryshojnë qëndrimet e tyre të ngurta ndaj kësaj gjykate.
 
Të gjitha partitë shqiptare në parlament : PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA duhet të kenë dëshirën dhe guximin që të plotësojnë këtë ligj të mbrapshtë.
 
Askush nuk mund të fajësohet më shumë se këto pesë parti dhe krerët e tyre pse ky ligj është kaq gjysmak.
 
Lëreni FB folklorizmin dhe FB patriotizmin o të mjerë. Plotësojeni këtë ligj dhe mos u trembni nga presionet e perëndimorëve.
 
Parlamenti është i Kosovës, pra i yni. Ligji për këtë gjykatë u miratua nga parlamenti i ynë i Kosovës. Parlamenti mund dhe duhet ta plotësojë këtë ligj.
 
Le të mbetet në ndërgjegjen e perëndimorëve pastaj, nëse Serbia do të refuzojë që të bashkëpunojë me këtë gjykatë e të mos i dërgojë kriminelët e saj atje. Në këso rrethana pse atëherë të dyshuarit e UÇK-së do të duhej dërguar në Hagë ?
 
Në këto rrethana as vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE nuk ka më asnjë arsyetim as moral e as politik.
 
Fati i kriminelëve serbë është në duart tuaja Isa, Kadri, Visar, Ramush e Fatmir.
 
Mos u fshihni. Mos heshtni, por bëhuni guximtar dhe niseni kundërsulmin ndaj Serbisë përmes ligjit i cili është në duart tuaja dhe askujt tjetër.

 10.01.2017, 22:43  | B.M. | 1,870 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » "Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
Likovë: Festa me armë në dasëm, humb jetën 19 vjeçari
Vajza e Safetes shkëlqen në të bardhë (Foto)
Ceca sjell foto seksi nga banjo, çmenden serbët (Foto)
Tragjedi në Gostivar, të hënën vdiq baba, sot djali 24 vjeçar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.