Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
« Në prag të ramazanit: » Nuk mungon përballja me varfërinë, shpresohet për solidaritet
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Platforma: një sërë kërkesash legjitime, por çfarë përgjigje n’a presin?

nga Lirim Begzati

Emëruesi i përbashkët i platformës së partive politike shqiptare karakterizohet me shprehjen e një sërë kërkesash të akumuluara mbrenda një kohe të gjatë dhe që kanë trasuar rrugën e sfidave të shumfishta. Kërkesa pra që burojnë nga një analizë e thuktë, dhe me siguri janë si pasojë e një akti të rëndësishëm që u kristalizua përmes bashkimit të disa forcave të vullnetit të mirë. 

Të vetëdijshëm së pari se nuk duhet larguar nga mëndja ate se asnjëra nga kërkesat e platformës nuk mund të zgjidhet përmes një « shkopi magjik ». Procese dhe sfida të shumta kanë me u paraqitur para tyre, duke filluar me kompromiset e kërkuara për krijimin e koalicionit qeveritar, por pastaj edhe me të gjitha aktet e mëvonshme që do të duhet të shoqërojnë premtimet e ndryshme apo kërkesat që do të dalin nga nevoja e realizueshmërisë së tyre. Paralelisht, do të hasim edhe në shprehje mllefesh dhe mentalitetesh të ngjyrave të ndryshme. Dëshirojmë apo jo, të gjitha kërkesat e platformës duhet domosdoshmërisht të analizohen në një kontekst të përgjithshëm që do të shtrihet sidomos në klimën politike të turbur.

Bazuar në analizat që qarkullojnë në mediat e ndryshme, perceptimi ndaj platformës i një pjese të popullatës maqedonase është negativ, duke u shprehur përmes kritikave që prekin fusha dhe emocione të ndryshme. Edhe pse kjo nuk duhet të n’a befasojë, është prapëseprap një faktor i rëndësishëm që duhet analizuar në kuadër të reflektimeve për konkretizimin e etapave të mëtutjeshëm të platformës. Nga ana tjetër, nuk dyshohet aspak edhe ajo se as njëra as tjetra parti politike maqedonase nuk kanë me e pranuar si të tillë platformën. Edhe kjo nuk duhet të n’a befasojë apo dekurajojë, por duhet gjithsesi të merret parasysh në strategjitë e zgjedhura të veprimit, qoftë për konkretizimin e kërkesave qoftë për krijimin e një koalicioni qeveritar. 

Edhe pse tejet hipotetike kjo - dhe nëse nuk shkohet deri në zgjedhje tjera - por t’a zëmë se partia që do t’ia arrinte që t’a formojë qeverinë, i pranon shumicën nga kërkesat e platformës duke dhënë edhe disa premtime politike madhore. Mos të harrojmë se, nën hipotezën e tillë, jetësimi i një numri të konsiderueshëm të kërkesave nuk n’varet vetëm nga një shprehje e vullnetit apo premtimeve politike të një partie; janë të shumta ata të cilat duhet të kalojnë përmes proceseve të tjera politike dhe juridike, siç janë demokracia parlamentare (sidomos për çështjet që kërkojnë prumjen e vendimeve përmes shumicës së cilësuar), ndryshimet e domosdoshme kushtetuese, etj. Të gjithë kësaj i shtohet pastaj edhe presioni i sigurt që do të ushtrohet ndaj partive qeveritare, qoftë nga një pjesë e popullatës qoftë nga partitë opozitare. 

Disa nga parimet e prezantuara me siguri se kanë nevojë për një interpretim dhe artikullim sa më të qartë. Të marrim shembullin e dygjuhësisë: çështje kjo që kërkon një prezantim më koherent të problemit, e jo të lëhet hapsirë për dikendin që të japë komentime ironike duke thënë se «shqiptarëve nuk i’u duhet dygjuhësia në Dellçevë por disa fabrika». Ose edhe shembulli i statusit të shtetëformuesit: jashtëzakonisht legjitime kjo, por prapëseprap nuk duhet me lënë hapësirë të intepretimit të llojit «shqiptarët flasin për shtet multietnik, kurse kërkojnë të ndërtojnë shtet dyetnik». Reagimeve të tilla duhet t’iu jepet përgjigja e duhur, kurse për të gjitha këto duke u inspiruar posaçërisht tek format e disa shteteve multietnike që japin mësim të mirë lidhur me këto çështje. 

Nëse u duken frytdhënëse largimi i disa inateve në mesin e partive shqiptare, kjo rregull mund të japë gjithashtu rezultatet e saja nëse mënjanohen inatet edhe në kuadër të angazhimeve të mëtutjeshme. Gjuha e kërcënimeve në politikë (ashtu siç ndëgjojmë pak më shpesh në disa qarqe maqedonase) nuk duket aspak si një alternativë për zgjidhje të problemeve, që kërkojnë paraprakisht njëfarë përgaditje të terrenit për një klimë të qëndrueshme të koekzistencës ndëretnike, një urtësi dhe durim, duke kultivuar aq sa është e mundshme edhe frymën e mirëbesimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet.

 10.01.2017, 20:34  | B.M. | 3,328 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.