Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Shqipëria përfitoi 61.2 milionë euro grante, Kosova 82.8 dhe Maqedonia 41

Ende të paqarta arsyet e anulimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave Turqi-Maqed..
Platforma e partive shqiptare rezikon Ballkanin, në kufi me Serbinë dhe Bullgarinë kr..
BDI për Zhurnal demanton lajmin se gjoja ka një marrëveshje me VMRO për gjuhën shqipe
Shqipëria përfitoi 61.2 milionë euro grante, Kosova 82.8 dhe Maqedonia 41

Shkup, 10 janar - Shtatë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë përfituar rreth 13.5 miliardë dollarë investime në fusha si energjia, transporti, mjedisi, por edhe sektori privat në tetë vite që nga krijimi i strukturës së Bashkimit Europian. Të dhënat më të fundit të Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) tregojnë se Shqipëria renditet e katërta për nga volumi i granteve të përfituara. Janë në total 61.2 mln euro të disbursuara për 27 projekte.

 
Në vend të parë është renditur Bosnje – Hercegovina me 90.5mln euro për 37 grante, e ndjekur nga Kosova me 82.8 mln euro (24 grante) Mali i Zi me 70.5 milionë euro (28 grante), Serbia 53.7 mln euro (41 grante) dhe Maqedonia 41 mln euro (25 grante).
 
Sikundër shihet ka një shpërndarje të ndryshme të granteve e cila është ofruar nga Banka Botërore, WDIF, REEP and REEP Plus. Sektori që ka përfituar më shumë grante është transporti me një vlerë në total në rreth 137 mln euro ( 60 grante), e ndjekur nga energjia me 53 grante për një vlerë totale prej 137 mln euro.
 
Më pak grante ka përfituar zhvillimi i sektorit privat me 41 grante me 48 milionë euro.
 
Sa i përket madhësisë së projekteve të investuara në bazë të këtij programi, Shqipëria renditet pas Maqedonisë, por para Kosovës dhe Malit të Zi.  Më konkretisht, Shqipëria llogarit 20 projekte me vlerë totale 1.1 miliardë euro, nga të cilat  12 janë kredi me vlerë 381.1 milionë euro.
 
Në vend të parë renditet Serbia me 4.1 miliardë euro për 27 projekte, ndërsa Kosova llogarit 16 projekte investuese me vlerë 775.5 mln euro.
 10.01.2017, 20:22  | F.D. | 1,009 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

Lajme Bota Ekonomi Kronika e zezë Sport Kulturë Showbiz Teknologji OPINION Medicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.