Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Të sëmurët nga gripi sezonal: Numra zyrtarë nuk ka, por vërehet ulje

Ende të paqarta arsyet e anulimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave Turqi-Maqed..
Platforma e partive shqiptare rezikon Ballkanin, në kufi me Serbinë dhe Bullgarinë kr..
BDI për Zhurnal demanton lajmin se gjoja ka një marrëveshje me VMRO për gjuhën shqipe
Të sëmurët nga gripi sezonal: Numra zyrtarë nuk ka, por vërehet ulje
Gjithsesi, pushimi dimëror dhe reshjet e javës së fundit kanë ulur numrin e të sëmurëve, por Klinika e fëmijëve në Shkup punon me kapacitete të mbushura plot me fëmijë me komplikime shëndetësore, të pranuar më herët. Pothuajse të gjithë prej tyre kanë pasur infektime në sistemin qendror nervor dhe ndezje të organeve respiratore që u janë shkaktuar nga gripi.
 
“Lirisht mund të vlerësojmë se deri para festave të Krishtlindjeve, më 7 janar, dhe derisa nuk ra bora e parë në Maqedoni, situata me gripin ishte alarmante në këtë klinikë. Për fat të mirë, reshjet e borës që kapluan vendin ndikuan në uljen drastike të pacientëve të sëmurë nga gripi. Nëse gjatë javës së parë të janarit patëm mbi 150 intervenime gjatë natës, tani ky numër është ulur në 15 intervenime, prej të cilave asnjë prej tyre nuk ka pasur komplikime shëndetësore”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës së fëmijëve në Shkup, Aspazija Sofijanova.
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se me përjashtim të vitit 2009-2010, numri i të sëmurëve të regjistruar gjatë javës është më i madh në 10 vitet e fundit. Ky institut të premten do t’i publikojë të dhënat e reja për situatën rreth përhapjes së gripit në vend dhe numrit të të sëmurëve për javën e dytë të janarit.
 10.01.2017, 17:33  | T.E | 431 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

Lajme Bota Ekonomi Kronika e zezë Sport Kulturë Showbiz Teknologji OPINION Medicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.