Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-s..
“Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” botohet në serbisht

Libri më i ri i publicistit e shkrimtarit Veton Surroi, tashmë nuk flet vetëm në shqip. “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” mund të lexohet edhe në gjuhën serbe.

Romani që më 2016 në Panairin e librit në Prishtinë ishte libri më i shitur, duke e çuar në katër numrin e viteve prej kur veprat e Surroit janë më të kërkuarat në ngjarjen më të madhe të librit në Kosovë, është botuar në serbisht nga shtëpia botuese “Samizdat B92”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përkthyer nga Gjorgje Bozhoviq, prezantohet si njëra prej veprave më të mira të prozës bashkëkohore shqipe. Në shpjegimin që i bën botuesi, shkruhet se Marie Gjoni është një personazh jotipik në çdo shoqëri - një aktore fort e hijshme e cila e mban feminitetin e saj në takat e larta, pa dashur që të heqë dorë nga ky nivel.

Zena përshkruhet si një grua që refuzon të shikohet në pasqyrë, “sepse koha për të është ndalur në ditën e fejesës me Met Rrokën, ish-funksionar i lartë në Krahinën e cila luftonte ta kishte Kushtetutën e vet”, më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”.
 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.01.2017, 10:45  | L.E. | 503 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
Teuta Arifi dhe BDI mbajnë Konventën promovuese në Tetovë
E tmerrshme: Xhaxhai qëllon mbi nipin, e lë të vdekur
Zaev dhe partia e tij do ta përkrahin fuqishëm kandidatin për kryetar komune të BDI-së, në Çair, Visar Ganiun
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.