Anketë: 14% e qytetarëve në Maqedoni janë drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë
maqedonia
Anketë: 14% e qytetarëve në Maqedoni janë drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë

Anketë: 14% e qytetarëve në Maqedoni janë drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë

Shkup, 5 tetor - Qytetarët nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë shërbime nga partitë politike kanë për gjashtë herë mundësi më të mëdha t'i ekspozohen presionit që votën e tyre ta zëvendësojnë për para/ shërbime në krahasim me ata që nuk kërkojnë ndihmë të tillë, tregon studimi rajonal i zbatuar në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nga projekti INFORM, në të cilin nga Maqedonia merr pjesë Instituti për Demokraci "Societas Civilis" Shkup.

Në pyetjen "Nëse ndonjëherë u janë ofruar para ose shërbime në këmbim të votës suaj në zgjedhje?" Po janë përgjigjur 23 për qind e të anketuarve në Mal të Zi, 21 për qind në Shqipëri, 15 për qind në Bosnjë e Hercegovinë dhe 13 në Kosovë, tetë në Serbi dhe shtatë për qind në Maqedoni.

Në pyetjen "Nëse ndonjëherë jeni drejtuar te ndonjë përfaqësues partiak për ndihmë", shumica e 14 përqind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht në Maqedoni, 13 për qind në Malin e Zi, 10 në BeH, tetë në Kosovë dhe shtatë në Serbi, ndërsa shkallë më e ulët prej pesë për qind është vërejtur në Shqipëri.

Raporti "Jeta joformale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor" i analizon strategjitë partiake për mobilizim të elektoratit bazuar në praktikat klienteliste.

Rezultatet nga raporti bazohen kryesisht në të dhënat nga anketa e zbatuar në një sërë vendesh nga Ballkanin Perëndimor në maj dhe qershor të vitit 2016, si dhe intervista gjysmë të strukturuara, punë etnografike në terren dhe hulumtime arkivore. 

© ZHURNAL 05.10.2017, 15:34 | Z.H. | 2,129 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut