Pica e shqiptarit më e mira në Britani të Madhe
kuriozitete
Pica e shqiptarit më e mira në Britani të Madhe

Pica e shqiptarit më e mira në Britani të Madhe

Pica e një shqiptari është zgjedhur më e mira në Britani të Madhe.

Nicola Rexha ishte në mesin e 13 picamenëve më të mirë në vitin e dytë të garës “National Pizza Awards” që mbahet në Britani të Madhe, transmeton Koha.net.Pica “Di Bosco for Pappa Roma” ka marrë çmimin si Pica e Vitit në Britani të Madhe.

Pica e shqiptarit është vlerësuar si më e mira për “kualitetin e lartë, balancin e përsosur të përbërësve”.

Pas çmimit që ka marrë, Rexha ka sqaruar se përse vendosi të gatuante këtë picë.

“Ne zakonisht gatuajmë në bazë të stinës dhe tani jemi në sezonin e kërpudhave, prandaj për Di Boscon përdorëm kërpudha të egra, zhardhok, straciatella dhe proshutë”, ka thënë Rexha.

“Krejt këto janë me kualitet të lartë dhe të zgjedhura në stinën dhe kohën e duhur që janë edhe frymëzim për këtë picë. Thjesht më pëlqen zhardhoku i kërpudhave.

© ZHURNAL 21.10.2017, 09:47 | L.E. | 1,269 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."