Kjo grua hëngri vetëm mish e djathë për 7 vjet
kuriozitete
Kjo grua hëngri vetëm mish e djathë për 7 vjet

Kjo grua hëngri vetëm mish e djathë për 7 vjet

Humbi plot 130 kilogramë

Kjo është një histori padyshim e veçantë. Pasi luftoi me peshën e saj duke filluar që në shkollën e mesme, Kelly Hogan ishte e dëshpëruar.

Me këmbënguljen e mjekut ajo hoqi nga dieta e saj ushqimore të gjitha karbohidratet, sidomos ato që konsumonte më shumë (donuts, bukë dhe makarona).Teksa po bënte më shumë kërkime, për një mënyrë sesi të humbte peshe për arsye shëndetësore ajo ndaloi tek etnologu Vilhjalmur Stefansson, i cili kishte studiuar dietën e të gjithë mishit të njerëzve eskimez dhe indianë rreth 100 vjet më parë.

“Çdo ditë, ha rreth 2 kilogram mish. zakonisht bëj një përzierje të biftekut ose krahëve të pulës, kofshëve, gjoksit, proshutës, vezëve dhe omëletës”, është shprehur Hogan pasi po fillonte të humbiste kilet e para.

Ajo gjatë 7 vjetëve ka shmangur kafen dhe alkoolin. Për familjen kujdeset që të gatuajë rosto dhe perime në pjesën më të madhe të rasteve. Ndërsa në fundjavë ajo përzgjedh omëletë me djathë dhe proshutë.

“Bashkëshorti im mund të hajë çdo gjë që dëshiron dhe të qëndrojë në peshë të arsyeshme. Ama mua më duhet ta pranoj që se kam këtë fat”, ka thënë ajo.

Hogan nuk po përpiqet të bindë askënd për mënyrën e jetesës së saj. Ajo i rekomandon se nëse njerëzit janë kuriozë dhe po përpiqen të bien në peshë, ta provojnë dietën për të paktën 30 ditë. Pra të elimojnë karbohidratet, të konsumojnë të gjithë llojet e mishrave( kryesisht atë të pulës) dhe djathi të jetë i pandarë në omëletat tuaja.

“ Nëse nuk ndihesh më mirë, në thelb gjithçka që ke pasur ka qenë një proshutë shtesë, Kjo ndoshta s’do të jetë një përgjigje për të gjithë, por mua më bëri të ndihem shumë mirë me veten time, me mua funksionoi!”, ka thënë Hogan.

© ZHURNAL 21.10.2017, 09:41 | L.E. | 1,261 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."