Viti Skënderbeut, një sukses për shqiptarët e Maqedonisë
Qeveria ndjenjë keqardhje për vendimin e Ivanovit: Me këtë ligj avancohet përdorimi i..
Ivanov nuk e dekreton Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, avancim i demokracisë në Maqedoni
Kinë, presidenti Xi Jinping me teori politike të tijën
auto_150844152944351508474327.jpg

Presidenti kinez Xi Jinping do të ketë teorinë e tij politike, të paktën sipas agjencisë kineze të lajmeve “Xinhua”.

 

Teoria do të njihet me titullin “Mendimi i Xi Jinping” dhe ka 14 parime. Analistët thonë se ajo mund të bëhet pjesë e Kushtetutës së Partisë qeverisëse Komuniste, diçka që do të përforconte pozitën e Xi Jinping në krye të saj.

 

Vetëm dy udhëheqës më parë, Mao Zedong dhe Deng Xiaoping kanë pasur teori politike me emrat e tyre, e duket se Xi Jinping do t’i bashkohet këtij grupi ekskluziv.

 

Sipas agjencisë “Xinhua”, Partia Komuniste e Kinës ka krijuar teorinë që tiullohet “Mendimi i Xi Jinping” për socializmin me karakteristika kineze për epokën e re, një slogan mjaf i bukur sipas analistëve, por i vështirë për t’u përcaktuar saktë.

 

Ekspertët thonë se parimet bazë të teorisë ende misterioze, thuajse janë të parëndësishme, pasi njohja e një teorie politike me emrin e Xi Jinping është po aq e fuqishme nga pikëpamja simbolike.

 

Raportimi i “Xinhua” është bërë në gjuhën angleze dhe ende duhet konfirmuar nga mediet shtetërore në gjuhën kineze, por zor se “Xinhua” do ta kishte publikuar pa marrë miratimin e partisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 09:20  | Z.H. | 550 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Djali 12-vjeç kishte ditëlindjen, dhurata e babait miliarder e vë në siklet
Vajza e Mahmut Feratit i fut të pa njohurit në shtëpi
Vulin: Ushtria serbe është gati për ndërhyrje
Flet studiuesja e Institutit të Krimeve të Luftës: Ja kush qëndron prapa vrasjes së Ivanoviqit
Angela Martini publikon video intime, modelja shfaqet përvëluese
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.