Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
maqedonia
Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët

Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët

Shkup, 20 tetor - Qytetarët e Strugës dita ditës janë duke shprehur paknaqësit e tyre dhe revoltun ndaj ish-kryetarit të Strugës, deputetit të tyre dhe tanimë pretendentit për kreun e komunës së Strugës, Ziadin Sela. Ato thonë se duke u marrë Sela me politika të mëdha ka harruar hallin dhe gjendjen në të cilën është Struga, qyteti i turizmit dhe poezisë. Krahës shumë dështimeve të Selës në nivel lokal ata janë të shqetësuar edhe për ruajtjen e trashigimisë kulturore të Strugës.

Nëpërmjet një letre dërguar në adresë të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal ata pyesin Selën dhe historianin Nebi Dervishi, Pse i vetmi monument kombëtar në qytetit e Strugës, "Shtepia e Qazim Bej Vlorës u shemb?

"Qytetar të Komunës së Strugës, dëshirojnë që ti parashtrojnë një pyetje "patriotit" Ziadin Sela dhe historianit të tij Prof.Dr.Nebi Dervishit. Pse i vetmi monument kombetar në qytetit e Strugës , "Shtëpia e Qazim Bej Vlorës" prej kur ky "patriot" para 6 muajve e shpalli "Muze kombetar", pikërisht në ditën kur shqiptarët votonin kjo shtëpi u shemb?! Me siguri, se për interesa personale?! Apo gabim ?! Deri ku mund te shkoj ky "patriotizëm"i rrejshëm i këtij njeriu, që për interesa personale nuk bën  kompromis as edhe për vlerat historike kombëtare?!", shkruan në letrën e dërguar në Zhurnal nga disa qytetarët e Strugës.

© ZHURNAL 20.10.2017, 21:53 | D.J. | 13,230 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."