Shkup, 20 tetor - Vetë Menduh Thaçi në një takim të tyre të fundit i ka thënë kryeministrit Zoran Zaev se mund të llogarisë në mbështetjen e tij dhe PDSH-së, thonë burime të larta partiake për Zhurnal
"Në rast se pas zgjedhjeve lokale vjen deri te rikomponimi i Qevrisë, ndërsa Zaev përshëndetet me Ziadin Selën, në pozitat që kishte Sela do të ulet pikërisht PDSH-ja për farë është biseduar me Thaçin. Me kyçjen eventuale të Thaçit në Qeveri, do të duhet të bëhet një ndarje e re e kolaçit qeveritar", thonë burime partiake për Zhurnal.
Nga Qeveria e Maqedonisë nuk kanë komentuar më shumë vetëm se për Zhurnal thonë se "rikomponimi i Qeverisë është në rend dite".
Ndërsa vetë kryeministri Zaev ka deklaruar se dyert e Qeverisë janë të hapura për PDSH-në me çka fillon edhe procesi i rikomponimit të Qeverisë.
Jozyrtarisht mësohet se Alenca për Shqiptarët (ASH), pas zgjedhjeve lokale me vetë inkuadrimin e Thaçit në Qeveri vetë do të largohet nga koalicioni qeveritar dhe se në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare kur do që të mbahen ato të shkojë në koalicion me Lëvizjen BESA.
© ZHURNAL.mk
Aktuale