Një “vagon” me lëndë të pazbërthyera gjyqësore, gjyqësori i korruptuar dhe i ndikuar ..
« Analistët »  Politika shqiptare të jetë më aktive në agjendën euro-atlantike
A po ushtron presion, "hakmarje" politike Azem Sadiki mbi mësimdhënësit në Komunën e ..
« Analistët » Mjerisht, Maqedonia nuk ka president i cili flet me kokën e vet
BE ka kundërshtuar ndërtimin e një gazsjellësi në Gjermani
3921261.jpg

Një pjesë e liderëve të Bashkimit Europian i kundërshtuan planet ruse për ndërtimin e një gazsjellësi në Gjermani, të shqetësuar se projekti do të rrisë varësinë e bllokut ndaj gazit rus e do t’i reduktojë Ukrainës përfitimet nga tranziti i gazit, çka do të ishte e ndjeshme për ekonominë e saj të brishtë. Në Samitin e Brukselit, kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se BE-ja është e ndarë në këtë çështje dhe nuk ndërmori asnjë veprim. “Nuk mendoj se kemi unanimet në këtë pikë dhe nuk do ta kemi as në muajt në vazhdim. Por, komisioni beson se do të ishte e dobishme që të ofrohej një mandat negocimi”, tha Juncker. Më të shqetësuar nga tubacioni “Nord Stream 2”, i cili parashikohet të kalojë nga Rusia në Gjermani përmes Detit Balltik, janë liderët e Polonisë, Lituanisë, Danimarkës dhe Letonisë. Vendet e Europës Lindore dhe të Detit Balltik kanë shprehur shqetësimin se projekti do të forconte shtrirjen e Moskës duke rritur mbështetjen europiane për gazin natyror rus, ndërsa droja e shteteve nordike lidhet me vendosjen e tubacioneve pranë brigjeve të tyre, ku Rusia ka forcuar praninë e saj ushtarake. Gjermania, ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian, ndan bindjen se tubacioni ku supozohet të kalojnë 55 miliardë metra kub në vit, se Brukseli nuk ka përse përfshihet në këtë çështje. Debati i BE-së mbi projektin e diskutueshëm erdhi pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, u ankua për sanksionet e miratuara kohët e fundit nga SHBA, të cilat kërkojnë ndëshkime për kompanitë europiane që marrin pjesë në “Nord Stream 2” dhe projekte të tjera ruse të energjisë në Evropë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 11:38  | Z.H. | 708 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zhvishet Zejnepi, zbulon komplet gjoksin dhe linjat trupore (Foto +18)
Pension edhe për ata që nuk kanë 15 vite “stazh”
Shkupjani kërcënon tetovaren, nëse nuk më dërgon foto e zhveshur të shkatërroj jetën!
Mbahuni vajza, "Murati" do ju çmend me këto fotografi
Javë mjaft e ftohtë, vikendi nën -11 gradë C
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.