« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova ..
« Ademi reagon ndaj deklaratës të Ish-Ambasadorit Çejku » Mirë që fati i shqiptarëve nuk mvaret nga "vizionet" e Çejkut se po të ishe ashtu na ..
"OVL UÇK" e Kosovës do të shënojë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Maqedoni
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e sh..
Fillon edicioni i 36-të i Festivalit të Xhazit në Shkup
skopje_5.jpg

Shkup, 19 tetor- Me koncert të trios David Helbok nga Austria dhe të ansamblit të madh nga Norvegjia - Trondhejm xhaz orkestra me Ole Morten Vagan, sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të fillojë edicioni i 36-të i Festivalit të Xhazit në Shkup. Në katër ditët e festivalit janë paralajmëruar emra aktual dhe të shquar të muzikës xhaz nga SHBA-ja, Evropa dhe Afrika.

"Ekskluzivisht, për një koncert të vetëm evropian nga Çikagoja vjen njëra ndër këngëtaret më të mira të xhazit në botë - Di Aleksander (20 tetor). Në mbrëmjen e njëjtë (21 tetor) do të interpretojnë dy emra legjendar nga SHBA-ja - Mark Ribo me projektin Jang Filladelfians dhe Stiv Kolmen me legjendarët Fajf elements", kumtoi Festivali i Xhazit - Shkup.

Nga Norvegjia, mysafir do të jetë edhe ansambli Pal Nilsen-Lav Larxh Junit, i cili do të interpretojë në fund të festivalit (22 tetor). Një ndër pianistët më të mirë në botë të xhazit, Kreg Tejborn, do të interpretojë me kuartetin e tij, ndërsa krahas trios David Helbok, nga Austria, mysafir në Festival do të jetë edhe Interzone e Mario Rom.

Janë paralajmëruar edhe dy koncerte të mesnatës me lexhendat e afro-bitit, Orlando Xhulius dhe Heliocentriks dhe Entoni Xhozef me grupin e tij. Solo interpretim do të ketë emri i madh i xhazit italian - Roberto Otaviano.

Në katër netët kryesore (19-22 tetor) koncertet do të mbahen në Operën dhe Baletin e Maqedonisë me fillim prej orës 20:00. Në mbrëmjen e dytë dhe të tretë (20 dhe 21 tetor) koncertet e mesnatës do të mbahen në Sallën Densing të Qendrës rinore kulturore. Ditën e katërt do të ketë koncert të pasdites në kinemanë "Frosina" në QRK me fillim prej orës 17:00.

Do të ketë edhe program të posaçëm shtesë, i përpiluar nga projeksione të dy filmave dokumentar dhe një prezantimi multimedial.

Prezantimi i Iço Vidmar "New Music In New York" dhe projeksioni i filmit dokumentar "The Jazz Loft According To W. Eugene Smith" do të mbahen në kinemanë "Frosina" më 21 tetor me fillim prej orës 15:00 dhe 16:00. projeksioni i filmit "Dixieland" (program për të rinj) është në bashkëpunim me festivalet "Xhifoni" dhe "Makedoks" dhe do të mbahet në kinemanë "Frosina" nesër prej orës 12:00. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 09:16  | L.E. | 405 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« ABUZIMI NË KULTURË S'KA FUND » Edhe komuna e Kërçovës ndan 240.000 mijë denarë shoqatës së famshme `Art` nga Tetova (DOKUMENT)
Kështu e quan Bebe Rexha grimerin e famshëm shqiptar
Publikoi foto nudo të 18 vjeçares, qytetarit nga Ohri i ngritet padi penale
Vildane Zeneli shkëmben puthje me një person të afërt me motrat Jenner e Kardashian
« Analizë » Zaev dhe Gruevski nuk kanë fare dallim, e sidomos kur janë në pyetjet të drejtat e shqiptarëve
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.