"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Str..
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
« Analistët » Miratimi i ligjit për ish-UÇK-në rruga e Maqedonisë drejt Europës
1432648912uck-maqedoni_2.jpg

Shkup, 19 tetor - Ligji për gjuhën shqipe hyri në procedurë parlamentare në Maqedoni si ligj i cili mbanë siglën e Bashkimit Evropian (BE) me qëllim që miratimi i tij mos ketë shumë kundërshtime dhe të jetë pjesë e ligjeve që i hapin rrugën Maqedonisë drejt evro-integrimeve. A është e mundur që edhe ligji për ish-ushtarët e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të miratohet në Maqedoni nën flamurin evropian?

"Të gjith ato ligje që janë në funkcion të krijimit të një shoqërie të hapur dhe të barabartë për të gjithë, mendoj që duhet të jenë prioritet për Maqedoninë. Shenja e flamurit evropian në projektet ligjore tek ne më shumë ka të bëjë me projektet që kanë të bëjnë me integrimet e Maqedonisë në BE, dhe jo domosdoshmërisht me kohezionin e brendshëm. Ligji i tillë duhet të ketë  prioritet për shkak të qasjes jo të barabartë në raport me komunitetin joshqiptar militarist të 2001", thotë për Zhurnal, Ardian Demiri, avokat.

Nga ana tjetër, magjistëri i së drejtës evropiane, Muhamer Pajaziti thekson se Maqedonia ka për obligim që shumicën e ligjeve ti miratoj në frymën e parimeve dhe principeve evropiane.

"Realisht kjo duhet të rregullohet me ligje vendore,  por egziston një bazë e mirë edhe tek e drejta e evropiane, gjegjësisht  tek Konventa Evropiame për të drejtat e njeriut e cila parasheh liri dhe siguri për secilin individ. Maqedonia ka obligim që shumicën e ligjeve ti miratoj në frymën e parimeve dhe principeve evropiane", thekson për Zhurnal, Muhamer Pajaziti, magjistër i së drejtës evropiane.

Ndërsa, historiani Arben Llalla potencon se për fatin e keq dhe tragjik Ligj për UÇK nuk do miratohet. 

"Mos mbani shpresa përderisa nuk u miratua gjatë kohës që BDI dhe Ahmeti ishin të fortë në qeveritë e kaluara. UÇK u identifikua si ushtri e dorëzuar, amnistua. Unë jam pesimistë nuk besoj se do realizohet një ligj i mirë për UÇK, thotë Llalla për Zhurnal.

Ai thekson se lekët për UÇK-në janë dhënë në kohën kur u dorëzuan armët, BE ka dhënë shumë fonde për rehabilitimin e ish ushtarakëve të UÇK-së.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.10.2017, 23:00  | D.J. | 3,546 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Strumicë !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, por JO edhe për protestën që u mbajtë sot për rastet e montuara!
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
Këngëtarja tregon ‘zogun’ në tapetin e kuq (Foto)
Më joshëse nëna sesa e bija (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.