Osmani: BDI është fitues absolut i zgjedhjeve lokale mes partive politike shqiptare
maqedonia
Osmani: BDI është fitues absolut i zgjedhjeve lokale mes partive politike shqiptare

Osmani: BDI është fitues absolut i zgjedhjeve lokale mes partive politike shqiptare

Shkup, 18 tetor - Koalicionet bëhen në bazë të komplementaritetit  të ideve, e jo në marrëveshje për vota kontigjente. Koalicioni i BDI-së dhe LSDM-së në Çair dhe Shkup bazohet në bazë të përpjekjeve të përbashkëta programore dhe ishte publike, ndërsa nga ana tjetër kishte koalicione dhe kontigjente të fshehta të votave të cilat jepen mes partive që ideologjikisht nuk lidhen, deklaroi shefi i Shtabit zgjedhor komunal në Çair i BDI-së Bujar Osmani.

"BDI është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve mes partive shqiptare dhe u tregua si mbrojtjës autentik i shqiptarëve. BDI është partia e parë fituese në Çair për këshilltarë, atje ku nuk ka koalicione. E pranuam porosinë e zgjedhjeve paraprake dhe ofruam fytyrë të re. Çairit nuk i duhet kandidat që do të jetë nga ana tjetër e Qeverisë. Çfarëdolloj marrëveshje e tregtimit të votave si kontigjente janë të papranueshme për votuesit dhe atë do ta tregojnë më 29 tetor", deklaroi Osmani.

I pyetur për koment për paralajmërimet për koalicion mes Selës dhe Kasamit, në një situatë kur Sela është partner qeveritar, Osmani u përgjigj se bëhet fjalë për koalicion mes partnerëve opozitarë dhe se ka spekulime për koalicionim edhe me partitë maqedonase, për gjithë këtë do të vendoset së bashku me partnerët e koalicionit të cilët duhet të ulen dhe të dakordohen.

© ZHURNAL 18.10.2017, 14:39 | Xh.I. | 2,657 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."