« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
BDI fitoi më së shumti mandate në Këshillin e komunës së Vrapçishtit
133873481.jpg

Shkup, 18 tetor - Lista e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për anëtarë në këshillin e komunës Vrapçisht mori mbështetjen e 3.507 votave (34,43 për qind) me çka fitoi shtatë mandate këshilltarësh.

Sipas rezultateve të shpallura të KSHZ-së, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës në këtë komunë të Pollogut i fitoi 2.806 vota (27,55 për qind) që i solli gjashtë vende këshilltarësh. Për listën e Partisë demokratike të turqve në Maqedoni (DPT) votuan 1.330 persona (13,06 për qind) për Lëvizjen BESA mbështetje dhanë 1.010 votues me çka i fituan dy mandate.

Një këshilltar në këshilin e ri të komunës Vrapçisht do të ketë edhe koalicioni i kryesuar nga LSDM me 595 vota të fituara (5,84 për qind). Përfaqësues në këshill nuk do të kenë koalicioni i VMRO-DPMNE-së, sepse fituan 297 vota (2,92 për qind) dhe PDSH me 295 (2,90 për qind).

Në zgjedhjet e së dielës në komunën Vrapçisht, sipas rezultateve të cilat i ka kumtuar KSHZ, gjithsejt kanë votuar 10.185 persona, përkatësisht dalja ka qenë 40,13 për qind.

Këshillat zgjedhor, regjistruan edhe 345 fletëvotime të pavlefshme.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 13:24  | Xh.I. | 2,688 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.