« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Tevdovski: Deficiti buxhetor për vitin 2018 do të jetë nën 2,9 për qind të BPV-së
133911142_1.jpg

Shkup, 18 tetor - Qeveria planifikon ta zvogëlojë deficitin buxhetor për vitin 2018 nën 2,9 për qind të BPV-së, aq sa është këtë vit dhe një prej opsioneve është të japë bono ndërkombëtare në tregun global, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intrvistë për Blumberg.

"Jemi të vendosur që deficiti vitin e ardhshëm të jetë pak më i vogël se këtë vit, në pajtim me qëllimin tonë për konsolidim fiskal gradual. Sa i takon vitit 2018, lëshimi i bonos ndërkombëtare është gjithashtu opsion, duke i pasur parasysh kushtet e volitshme në tregun ndërkombëtar", thekson Tevdovski në intervistën të cilën e transmetoi MIA.

Qeveria, thekson, planifikon ta ndryshojë politikën e saj ndaj zbatimit të drejtësisë sociale më të madhe dhe do ta zëvendësojë tatimin e përhershëm të sheshtë prej 10 për qind për tatimin personal të të ardhurave dhe tatimin e të ardhurave të ndërmarrjeve me shkallë progresive.

Ai për Blumberg vlerëson se shkalla e inflacionit vitin e ardhshëm do të jetë 1,7 për qind, me çka do të rritet prej një për qind aq sa është projektuar për vitin 2017.

Në Ministrinë e Financave ka filluar përgatitja e Buxhetit për vitin e ardhshëm.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 13:12  | Xh.I. | 463 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.