« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Këshillat e Shkupit me dominim të përfaqësuesve të partive qeveritare
133916063.jpg

Shkup, 18 tetor - Në këshillat e Qytetit të Shkupit dhe në dhjetë komunat e Shkupit shumicën në katër vitet e ardhshme do ta kenë përfaqësuesit e LSDM-së qeveritare. Kjo parti në raundin e parë të zgjedhjeve lokale fitoi shumicë të votave edhe për listat për kryetarë të komunave.

Listat për këshilltarë do të mund të pësojnë ndryshime duke i pasur parasysh ankesat tanimë të dorëzuara, por edhe në këtë rast partia qeveritare do të ketë dominim në shumicën e këshillave të Shkupit.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në Qytetin e Shkupit LSDM-ja ka fituar 21 këshilltarë, VMRO-DPMNE-ja 17, BDI-ja tre, BESA dy dhe nga një këshilltar Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta. Në mandatin 2013-2017 shumicën në këshillin e Qytetit të Shkupit e kishte VMRO-DPMNE-ja me 22 këshilltarë, LSDM-ja kishte 14, BDI-ja pesë, PDSH-ja tre dhe RDM një.

Nga komunat e Shkupit më shumë këshilltarë - LSDM-ja ka fituar në Qendër, ndërsa VMRO-DPMNE-ja shtatë. Në Aerodom LSDM-ja fitoi 15 këshilltarë komunal, ndërsa VMRO-DPMNE 12. Në Karposh LSDM-ja do të ketë 14 këshilltarë, VMRO-DPMNE-ja gjashtë, GROM dy dhe E Majta një. Në këshillin e Gjorçe Petrovit LSDM do të ketë 13 këshilltarë, ndërsa VMRO-DPMNE 10. Në Kisella Vodë LSDM do të ketë 12 këshilltarë, ndërsa VMRO-DPMNE 11. Në Shuto Orizarë LSDM-ja fitoi tetë mandate të këshilltarëve, Lidhja e Romëve shtatë, BDI-ja dy dhe nga një BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Në komunën e Butelit VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja do të ketë nga tetë këshilltarë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët nga një. Në këshillin e Gazi Babës VMRO-DPMNE-ja ka fituar 14 mandate të këshilltarëve, LSDM-ja 12, ndërsa koalicioni i BESËS, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët një.

Përfaqësuesit e partive shqiptare dominojnë në Saraj dhe Çair. BDI-ja në saraj do të ketë 10 këshilltarë, BESA pesë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët katër. Në Çair, BDI-ja ka nëntë, BESA 8, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja nga katër, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dy.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.10.2017, 11:55  | Z.H. | 1,448 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.