« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Bexheti: Zgjedhjet nëpër numra, "Erdhi cjapi te kasapi"
05_30.jpg

Shkup, 17 tetor - Akademik Abdulmenaf Bexheti në një shkrim të tij të fundit autorial thekson se sipas rezulltateve preliminare të Komisionit Shteteror Zgjedhor (KSHZ), dukshëm që numri i daljeve te shqiptarët shkonë rreth 7-8% nën mesataren e maqedonasve. Nëse analizohet dalja relative (sipas prezencës në vend), sigurisht te shqiptarët kjo perqindje është shumë më e lartë. Thjesht, rreth 40% e tyre, nuk janë në vend, por në punë të përkohshme në botën e jashtme. Andaj, mos i trajtoni shqiptarët për indiferent politikë.

"Shkalla e lart e politizimit/partizimit, klientelizmit, varësisë nga politika, dhe mbi të gjitha ofertat e shumta politike, kanë motivuar mjaftueshëm daljen e shqiptarëve që janë prezent. Sidoqoftë, zgjedhjet ishin kryesisht korrekte dhe demokratike, e mbi të gjitha pa dhunë dhe imponime. Ndryshimi i strukturave zgjedhore institucionale, sipas peshës në zgjedhjet paraprake parlamentare, nuk lënë hapsirë dyshimi rreth manipulimeve, siç duan shpesh të krijojnë alibi të pakënaqurit me rezulltatet", thekson në shkrimin e tij akademik Bexheti, transmeton Zhurnal.mk

Në dioptrinë time politike dhe numerike, shton ai, shoh disa karakterisatika, po deshët me cilësime, edhe pozitive:

-definitivisht garnitura e regjimit dhe strukturave kriminale të DPMNE-së mori përgjigjen e merituar nga sovrani,

-fitorja bindëse duhet ta stimulojë LSDM-në pa humbur kohë në përballje me drejtësinë për gjitha veprat kriminogjene të qeverisjes paraprake deri në konfiskim të pasurisë,

-shumë mirë dhe krejt me meritë që u rifitua Kërçova dhe nuk rezikohet Bërvenica,

-te shqiptarët, krahasimisht me zgjedhjet e Dhjetorit të kaluar, më shumë i takon të ,,festojë,, Aleancës për shqiptarët dhe të zhgënjehet PDSh-ja, edhe pse derdhjet e votave të trungut të dikurshëm kanë shkuar te fraksioni saj, kuptohet edhe me freskime meritore të gjeneratave të reja,

-forca e subjektit matet me votat e ,,parlamenteve lokale,, – Listave të këshilltarëve dhe kjo nuk i jep të drejt BDI-së e aq më pak Besës, të shpallin fitore! P.sh. Çairi tregon se BDI ka 8.900 vota në list dhe reth 11.900 te kandidati-pra 3.000 vota nga parti tjera. Shumë ngjajshëm është edhe me Besën-Lista 7.900 kurse kandidati 10,200 0se 2.300 më shumë. LSDM-ja ska patur kandidat kurse në listë ka gjithsejt 4.400 vota, si duket i ka nda midis. Vetëm Alenca ka votat shumë të ngjajshme në Çair, por jo në Gostivar. Njëkohësisht shumë ngjajshëm është Tetova dhe Gostivari, me këtë fenomen…. sigurisht me dallime më të shprehura te BDI se sa te Besa. Shpresoj analistët precizë këtu do të fokusohen!

"Pa e zgjatur, mendoj se në balotazh, shumë më shumë i duhet Besës, Aleanca, se sa e kundërta! Shprehur me fjalët e popullit, kësaj i thonë ,”erdhi cjapi te kasapi,,! Besa shumë pak mund t’i ndihmojë në Strugë, por jo edhe aq në Gostivar, ndërkohë që Alenca mund t’i ndihmoje shumë në Tetovë, por gjithashtu edhe në Çair. Pa përmendur këtu rastet si Saraji, Likova apo Tearca. Përpjekjet tona të kahmotshme për të krijua ,”frontin opozitar”, që para Dhjetorit 2016, por edhe kësaj radhe dështuan! Andaj, nuk mendoj dhe nuk pres që këto veprime pragmatike Besa do dijë t’i bëjë më mirë se BDI-ja. Mungesa e eksperiencës dhe vetbesimi i tepruar në politikë, ta then qafën! Mësimi, më gjatë që mbahet mend, është ai nga pësimi, edhe pse më mirë vonë se kurrë", nënvizon Bexheti.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2017, 20:09  | D.J. | 15,922 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.