Shkup, 17 tetor - Zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi duke komentuar takimin e sotëm të kreut të Lëvizjes BESA, Biall Kasami dhe aty të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe i shumë i pritur për anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe ASH-së, transmeton Zhurnal.mk
"E TRETA E VËRTETA! Më në fund një lajm i mirë dhe i shumë i pritur për anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët. E para: Edhe pse shumë u kërkua nuk u aritë që të meren vesh për bashkëpunim para zgjedhjeve parlamentare dhjetor 2016 dhe shumë mandate u humbën për të dy subjektët. E dyta: Edhe pse shumë u kërkua nuk u mbri marrëveshje para zgjedhjeve lokale Tetor 2017 rreth i parë dhe u humbën shumë këshilltarë dhe kryetar komune rrezikohen. E treta: Sot përmes një foto të përbashkët të kryetarëve të partive sëbashku me njerëzit e dytë po të gjithë pjesë e proceseve të bisedimeve të dështuata të më parshme na dhanë një shpresë të mirë një dëshmi që evoluan në qëndrimet e tyre për të mirë", ka shkruar në profilin e tij në facebook, Kastriot Rexhepi, zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA.
Ai ka ironizuar madje me takimin e krerëve të Lëvizjes BESA dhe ASH-së, duke ju parashtruar një pyeteje retorike.
"Parashtrohet pyetja pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh? Çka ju bëri sot, që të bëni këtë veprim të mirë e jo më parë, a jeni sot më patriot se atëherë dhe a e bëtë për interes kombëtar që u pajtuat, apo interesi i rrezikimit të mandateve ju vetëdisoi?", ka pyetur Rexhepi.
Sipas tij, më në fund u gëzua votuesi dhe shqiptari.
"Më mirë ndonjëherë se asnjëherë. Vazhdoni kështu bashkohuni e mos u armiqsoni dhe ofendoni si në të kaluarën", nënvizon Rexhepi.
© ZHURNAL.mk
Aktuale