« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
polic_6.jpg

Shkup, 17 tetor- Nëpunës policor nga SPB Shkup sot kanë hyrë në Komunën e Karposhit pas thirrjes se nga hapësirat po nxirret dokumentacion. Në vend, siç informon MPB, është konstatuar se në momentin e kontrollit nuk nxirret kurrfarë dokumentacioni.

"Nga biseda e kryer me kryetarin Stevço Jakimovski është konfirmuar se ai është përgatitur për t'i nxjerrë gjërat personale nga Kabineti i tij me qëllim të përgatitjes për pranim-dorëzim të funksionit. Gjërat personale ende po ndodheshin në Kabinet. Sepse nuk është konfirmuar, njohuria për ekzistim të dyshimit për vepër të kryer penale "falsifikim apo shkatërrim të librave afarist" nga neni KP i RM-së, për shkak të së cilës SPB Shkup ka vepruar, sipas bisedës së kryer, policët janë larguar nga vendi", theksojnë në kumtesën e MPB-së.

Kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski sot deklaroi se ekipet policore Alfat kanë hyrë në Komunën e Karposhit, ndërsa shkak ka qenë nxjerrja e dokumenteve dhe sendeve nga komuna, të cilat, siç pohon, janë personale nga Kabineti i tij.

"Dikush kolegëve të mi u ka thënë se pranim-dorëzimi i detyrës duhet të jetë sot në orën 13:00. Dhe për këto arsye, ata filluan t'i mbledhin gjërat ajo që ndodhet në Kabinetin tim. Kam gjëra personale. Është normale që është e domosdoshme të ndahet ajo që është e komunës dhe çfarë është në emrin tim personal, si dhe dokumentet personale, piktura, dhurata sepse kam qenë këtu për 8.5 vjet", tha Jakimovski.

Sipas tij, të gjitha dokumentet, gjithçka që është e rëndësishme për vetëqeverisjen lokale, ndodhet në arkiv dhe shtoi se Komuna e Karposhit gjithashtu ka edhe arkiv elektronik.

Ai potencoi se gjërat e panevojshme do të hidhen në kontejnerë pranë komunës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2017, 16:48  | L.E. | 12,849 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.