Intelektualët shqiptarë refuzojnë katër propozime të Nimicit për emrin, dy i pranojnë..
« Analistët » Maqedonia patjetër të ketë plan A, por edhe plan B për negociatat me Greqinë
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Totaj u premton fermerëve rritje 30% të subvencioneve
auto_totaj1507755774.jpg

Prishtinë, 12 tetor - Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, sot ishte në Korishë, ku realizoi disa vizita nëpër fshat.

 

Siç njofton PDK, fillimisht Totaj vizitoi fabrikën e këpucëve D&H tek "Fortesa", ku u njoftua për së afërmi me sfidat që i kanë bizneset. Totaj vizitoi edhe fermerin, Avdyl Muçaj, i cili ka në posedim 80 krerë lopë, dhe pemtarin, Bujar Ukimeri. Kryetari i ardhshëm, theksoi se në listën e prioriteteve të tij është rritja e subvencionimit të fermerëve, si kusht i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.

 

Gjatë vizitës në fshat, Totaj gjithashtu nderoi të rënët për liri, duke vendosur kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve. Ai theksoi se ne kemi detyrim madhor ndaj të rënëve për liri, meqë ata janë frymëzim i pashtershëm për të vazhduar para.

 

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë qëndrimit në Korishë, premtoi rregullimin e shtratit të lumit duke u zotuar se ky projekt do të realizohet gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare, në krye të Prizrenit.

 

Kjo vizitë, si edhe takimet e tjera me qytetar, dëshmojnë përkushtimin e kryetarit Totaj, se do të jetë afër qytetarëve, për t'i dëgjuar hallet e tyre dhe për ta realizuar programin qeverisës, të Forcës së Ndryshimit për Prizrenin.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 09:17  | Z.H. | 404 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi Zhurnalit » MPB: Katër persona të lënduar në përleshjen fizike në Butel të Shkupit
Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel
« Korrigjimi i kufijve do të qetësonte Ballkanin » Timothy Less: Ja si mund të krijohen Serbia, Kroacia dhe Shqipëria e madhe
Lençe Ristovska “dridh” Gruevskin, ja çka i thotë!
« Emrat » Kush janë 200 intelektualët maqedonas që kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.