"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
“Përplasjet” brenda koalicionit, PDK i kërkon Haradinajt ta pranojë versionin aktual të demarkacionit
auto_demarkacioni1507786479.jpg

Prishtinë, 12 tetor - Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi mbetet nyja e pazgjidhur për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që rrezikon të çoj edhe në prishjen e qeverisë të udhëhequr nga ai.Kjo për faktin se ministrat e PDK-së tash hapur po i kërkojnë Haradinajt që tërhiqet nga qëndrimi i tij lidhur me këtë marrëveshje.Kërkesa e fundit vije nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhuratë Hoxha e cila në një deklaratë për media ka deklaruar se demarkacioni me Malin e Zi është kriter i padiskutueshëm nga Bashkimi Evropian dhe sipas saj, kjo çështje nuk ka kthim mbrapa.

 

Haradinaj këmbëngul në rinegociim

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj këmbëngul se kjo marrëveshje duhet të rinegociohet pas fakteve shkencore të komisionit të ri për demarkacionin në krye me Shpejtim Bulliqin.

 

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e ka opinionin dhe qëndrimin e vet rreth kësaj çështjeje duke mos e lënë pezull, por duke e shtyrë përpara procesin. Kryeministri është në pritje të marrë opinionin shkencor - gjetjet e komisionit të ri - dhe pastaj ai do të ndërmarrë hapat adekuat, në ndërtimin e një koncensusi institucional dhe shoqëror por edhe me aleatët startegjik të Kosovës që kjo çështje të zgjidhet në afat optimal”, kanë thënë për “Bota sot” përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrisë.

 

Edhe deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha është deklaruar se gjithqysh duhet të rinegociohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

 

“Në parti ende nuk është vendosur se cili do të jetë qëndrimi i NISMA-s, nëse Haradinaj tërhiqet nga kërkesa e tij për demarkacionin, por unë si Zafir në asnjë çmim nuk e mbështeti versionin aktual të demarkacionit”, tha deputeti Berisha për “Bota sot”.

 

Ai tha se tërheqja e Haradinajt nga versioni aktual është një vetëvrasje politike dhe për meritat e tij gjatë luftës.

 

“Tërheqja e Haradinajt për çështjen e demarkacionit pas kërkesës së PDK-së do të ishte vetëvrasje edhe politike, edhe vrasje për të kaluarën e tij dhe familjen e tij, sepse gjatë kohës sa ishte anëtar në Komisionin për Politik të Jashtme, Ramushi ka dal kundër këtij versioni. Ramushi i ka bërë do lëshime të vogla, por këtu nuk besoj, sepse po e përsërisë se është një kapitullim për vet atë”, shtoi Berisha.

 

Baraliu: Qeveria të dal më një qëndrim unik për demarkacionin

 

Nga ana tjetër, profesori universitar Mazllum Baraliu thotë se qeveria e udhëhequr nga Haradinaj duhet të dal me një qëndrim sa i përket çështjes së demarkacionit.

 

“Mendoj se i përket qeverisë nëpërmjet zëdhënësi të informoj publikun për qëndrimin e ekzekutivit lidhur me demarkacionin. Pra kërkohet më shumë kompaktësi dhe kohezion sa i përket kësaj çështje”, tha Baraliu për “Bota sot”.

 

Ai thotë se deklarata e kundërt e ministres së integrimeve, Dhurata Hoxha për demarkacionin tregon se kjo qeveri nuk ka unitet të brendshëm.

 

“ Unë e shoh si një qeverisje që është në pushtet që nuk ka kohezion. Anëtarët e koalicionit të kabinetit qeverisës nuk janë në mes tyre koherent dhe nuk përgjegjësi te dikastereve me kryeministrin Haradinaj që e ka të drejtën që të udhëheq qeverinë”, tha Baraliu.

 

Ai tha se Haradinaj duhet të bërë një strategji ku do t’i përmbaheshin të gjithë anëtaret e kabinetit qeverisës.

 

“Mendoj që këta anëtar të qeverisë të kenë një strategji dhe veprime të përbashkëta dhe kujdes për atë që thuan publikisht për çështjet që janë të rëndësishme”, tha më tej Baraliu.

 

“Prandaj nuk e kuptoj se si munden anëtarët e një kabineti të deklarojnë gjëra të ndryshme për të njëjtën çështje, për çka në fakt kanë votuar vet që formohet një komision i ri për të rishqyrtuar demarkacionin”, shtoi Baraliu.

 

Vullneti i Haradinajt i kundërt me atë të PDK-së

 

Politologu Mentor Tahiri thotë se kundërshtimet në mes së PDK-së dhe AAK-së kanë filluar prej emërimit të komisionit të ri për të rishqyrtuar të gjeturat për demarkacionin.

 

“Duhet rikujtuar se qysh në vendimin e parë që ka marrë ky kabinet qeveritar, e në të cilin është shkarkuar kreu i komisionit për demarkacionin e kufirit z.Murat Meha, ka pasur një reagim të Ministrit të Drejtësisë z.Abelard Tahiri. Janë rrethanat në skenën elektorale ato që nuk po lejojnë të ketë një ndasi ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, por është e qartë se qëndrimi i AAK-së i transferuar në qeveri nga koha kur AAK ishte në opozitë, nuk është në përputhje me vullnetin e gjithë koalicionit qeverisës”, thotë Tahiraj.

 

Sipas tij, Haradinaj sa ishte në opozitë ishte shumë kritik ndaj marrëveshjes së demarkacionit, i cili pjesëtarët e qeverisë i quante edhe si tradhtar.

 

“Nuk përjashtohet mundësia që komisioni i mëparshëm të ketë bërë gabime eventuale. Por në thelb kauza e Demarkacionit është një problem artificial i prodhuar në vazhdën e një fushate opozitare të kohës për të paraqitur relacionet e atëhershme opozitë-qeveri si "patriotët dhe tradhtarët". Kjo kauzë është ngritur mbi disa manipulime të qasjeve metodologjike duke marrë si bazë kufij të viteve të 50-ta apo 60-ta brenda Federatës Jugosllave. Por kjo qasje është mjaft e rrezikshme, ngase nëse një manipulim i tillë metodologjik bëhet në të ardhmen gjatë Demarkacionit me Serbinë, atëherë Kosova do të rrezikonte të humbëse”, shtoi Tahiri.

 

Të gjithë kundër

 

Edhe publicisti nga Shqipëria Rexhep Shahu thotë se kryeministri Haradinaj i ka të gjithë kundër sa i përket marrëveshjes së demarkacionit.

 

“Unë besoj se Haradinaj i ka pasur dhe i ka kundër të gjithë sa i përket demarkacionit, por besoj se Haradinaj qoftë edhe formalisht duhet ta rishikoje çështjen me zyrtarët e tij, me ekspertet e tij. Unë besoj se në këtë botë vetëm vdekja nuk negociohet, ndërsa çdo gjë tjetër po, negociohet”, thotë për “Bota sot”, analisti Rexhep Shahu.

 

Por sipas tij, shqiptarët e Kosovës duhet besuar tek ndërkombëtarët sa i përket rekomandimeve të tyre për çështjet e ndjeshme të Kosovës.

 

“Nëse edhe vendosësit ndërkombëtare janë drunj dhe nuk heqin dorë nga e tyrja, ne duhet ta besojmë se ndërkombëtaret e duan Kosovën më shumë se sa e don Haradinaj. Nuk besoj në gjëra të mëdha, por dua të besoj se Haradinaj do të bëjë të paktën rivlerësim të gjendjes  së situatës dhe nuk do ngrejë dorën si i verbër siç ka bërë qeveria Thaçi dhe vete Thaçi gjithë kohën për hir të karrigës se pushtetit të tij personal”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 09:16  | Z.H. | 393 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Big Mama prezanton motrën: Ajo ka ditën e veçantë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.