"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Str..
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Pakistan, çlirohen pengjet me fëmijë në robëri
resizeImage.aspx_17.jpg

Ushtarët pakistanezë çliruan një familje me 5 pjesëtarë nga Amerika e Veriut, që mbaheshin peng nga talebanët afganë prej 5 vitesh.

Ata u shpëtuan pas informacioneve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe një operacioni perfekt ushtarak të zhvilluar në afërsi të kufirit afgan.

Mediet raportojnë se bëhet fjalë për familjen e përbërë nga shtetasi kanadez, Joshua Boyle, gruaja e tij amerikane, Caitlan Coleman, si dhe 3 fëmijët e tyre.

Çifti dhe fëmija më i madh u rrëmbyen në Afganistan në vitin 2012, e dy fëmijët e tjerë, ata i patën ndërsa ishin në duart e talebanëve.

Ushtria pakistaneze konfirmoi lirimin e familjes dhe tha se, operacioni u bë i mundur pasi agjencitë e inteligjencës amerikane informuan kolegët pakistanezë, se pengjet ishin dërguar brenda territorit pakistanez.

Çlirimi i tyre u përshëndet nga Ambasada e SHBA-ve në Islamabad. Talebanët kishin publikuar disa herë video të familjes në internet dhe kërkonin lirimin e disa militantëve të burgosur në Afganistan, në këmbim të tyre.

Detajet e operacionit ushtarak nuk bëhen të ditura, por mediet lokale raportojnë se ushtria eliminoi disa militantë që ruanin familjen, për të mundësuar shpëtimin e tyre.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 21:02  | T.E. | 385 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
"Patrioti" Fatmir Dehari nga komuna e Kërçovës paratë e shqiptarëve i harxhon në Strumicë !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇKM-së në Pelicë, por JO edhe për protestën që u mbajtë sot për rastet e montuara!
Sela i thotë Zaevit, gabim e ke
Këngëtarja tregon ‘zogun’ në tapetin e kuq (Foto)
Më joshëse nëna sesa e bija (FOTO)
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.