Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
« Haxhiraj për Zhurnal » Zgjedhja e çdo shqiptari në krye të komunës është lajm i mirë për Tiranën
Koncepti etnik, jo ai qytetar është modeli më i mire për zgjidhjen e problemeve ndëre..
« Analistët » Koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve, të zortit ose të frikës
Mungesa e teksteve shkollore, nxënësit apelojnë për zgjidhje
nxenesit_3.jpg

Shkup, 12 tetor - Një muaj e gjysmë nga fillimi i vitit të ri shkollor, shumë shkolla të mesme të vendit ballafaqohen me mungesë librash në lëndë të ndryshme. Lidhur me këtë problematikë ngritën zërin nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë (UNSH) të cilët apelojnë deri te Ministria e Arsimit për zgjidhje të shpejtë dhe korrigjim të gabimeve që vazhdojnë të mbeten nëpër njësitë mësimore.

"Ne bëjmë apel deri te Ministria e Arsimit dhe organet kompetente që nxënësve shqiptarë tu sigurojë libra ashtu siç kanë të gjithë nxënësit tjerë. Gjithashtu një pjesë e librave të cilat i posedojmë janë shumë të dëmtuara dhe mos të cekim gabimet nëpër librat e gjeografisë, historisë", tha Valon Ejupi, UNSH.

"Mungesa e librave nuk na lejon që ne të mësojmë. Profesorët e kanë për detyre ta japin vetëm skeletin e një mësimi ndërsa pjesët tjera ne duhet t’i mësojmë, mirëpo kjo është e pmaundur me mungesën e librave", u shpreh një nxënëse e ZLM-së.

Nxënësit gjithashtu ankohen edhe për mos përkthim të plotë të librave. Për shmebull në librin e historisë në gjuhën shqipe për vitin e dytë shumë njësi mësimore nuk janë përkthyer fare, janë vetëm në gjuhën maqedonase.

"Ka shumë libra që janë sjellë në gjuhën maqedonase si informatika për vitet e dyta, nuk ka përkthim në gjuhën shqipe. Edhe librat e historisë kanë shumë fleta që janë në gjuhën maqedonase",  tha një tjetër nxënëse e ZLM-së.

Edhe drejtorët e shkollave të mesme pranojnë se ka mungesë librash. Thonë se më kohë kanë dorëzuar kërkesën për numrin e saktë të librave, por deri më sot nga Ministria e Arsimit kanë mbetur pa përgjigje.

"Ka një mangësi të librave, pjesërisht kemi libra por më së shumti mungojnë në drejtimet profesionale të cilat ende nga Ministria e Arsimit nuk kemi përgjigje kthesë që të na lajmërojnë se si qëndron puna me këto libra",  deklaroi Bedri Gjureci, drejtor i Sh.M.Q “Saraj”.

Nga Ministria e Arsimit janë të njoftuar për këtë rast dhe thonë se problemi do të zgjidhet për një periudhë të shkurtë kohore, pasi të kenë përfunduar procedurat me kompanitë që bëjnë shtypjen dhe shpërndarjen e librave.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 16:47  | Xh.I. | 412 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Rexhepi pyet Kasamin e Selën: Pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh?
Bexheti: Zgjedhjet nëpër numra, "Erdhi cjapi te kasapi"
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.