Ligjet evropiane nuk po gjejnë zbatim në Maqedoni
« Haxhiraj për Zhurnal » Zgjedhja e çdo shqiptari në krye të komunës është lajm i mirë për Tiranën
Koncepti etnik, jo ai qytetar është modeli më i mire për zgjidhjen e problemeve ndëre..
« Analistët » Koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve, të zortit ose të frikës
Allagjozovski: "Shkupi 2014" e ndryshoi jo vetëm pamjen e qytetit, por edhe i shqetësoi dhe ndau qytetarët
133904282.jpg

Shkup, 12 tetor - Pas tërmetit në vitin 1963, projekti i ashtuquajtur "Shkupi 2014" është katastrofa e dytë që e kaploi Shkupin. Kjo katastrofë, e ndodhur jo nga shkaqe natyrore, por nga ato arkitektonike, kuazikulturore, dukshëm e ndryshoi jo vetëm pamjen arkitektonike të qytetit, por i shqetësoi dhe i ndau qytetarët, e ndryshoi shprehitë e tyre, e fshiu memorien e qytetit. Ky "projekt" kontrvers në vepër dëshmoi sa edhe arkitektura, kur është në duar të gabuara, mund të jetë vrasëse për qytetin, tha ministri i Kulturës Robert Allagjozovski mbrëmë në Vjenë, në hapjen e ekspozitës "Shkupi - Arkitektura në kontekstin e Maqedonisë".

"Flas për dilema të tipit: çfarë është dhe cila është sot arkitektura në kontekstin e Maqedonisë, mendoj në dilemat tona të sotme kulturore të Maqedonisë - a ndodhi ajo në Shkup dhe në Maqedoni viteve të fundit në përgjithësi ka lidhje me arkitekturën. Edhe pse në kuptim të caktuar pikëpamjet e disa arkitektëve bashkëkohor maqedonas me sa duket ishin spikatur edhe në Vjenë si model i mundshëm për ekspozitat e tyre historike", theksoi Allagjozovski.

Ai u përqendrua edhe në trashëgiminë arkitektonike të qytetit nga periudha osmane e cila tani është, siç theksoi, pasuri e mbrojtur kulturore.

Allagjozovski në hapjen, siç kumtoi Ministria e Kulturës, i dëshiroi publikut vjenez të kënaqet në tregimin për Shkupin. Tha se në kontekst të Vjenës, e cila është sinonim për portën kulturore të Evropës, prezantimin e kulturës së Maqedonisë mund të shkaktojë radhë (jo vetëm) për ne dilema aktuale.

Ministri dërgoi ftesë për ekspozitë kthyese për Kontekstin arktitektonik vjenez në disa hapësira kulturore të Shkupit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 15:08  | Xh.I. | 1,163 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Rexhepi pyet Kasamin e Selën: Pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh?
Bexheti: Zgjedhjet nëpër numra, "Erdhi cjapi te kasapi"
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.