Një kryetar si Visar Ganiu i duhet Çairit
"Zekës së Abisë" nuk po ia hapin as derën e shpisë..!?
Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
Një franceze në “vendin e shqiponjave”
fr_9.jpg

Fotografja franceze Virginie Caquot do të magjepsej gjithmonë nga kultura dhe natyra shqiptare. Koleksioni i saj me foto të shkrepura nga udhëtimet në Shqipëri gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e të huajve.

Më 13 tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ajo vjen me ekspozitën “Në vendin e shqiponjave”, transmeton Shqip. Projekti, i konceptuar dhe realizuar nga vetë autorja, paraqet përmes 30 fotografive bardhë e zi të një formati të mesëm, një udhëtim pamor të artistes gjithkund nëpër Shqipëri gjatë periudhës shtator 2015 dhe korrik 2017.

Ato kapin momente të jetës së përditshme të njerëzve, atmosferave dhe ngjarjeve.

“Fotografia ime është kryesisht intuitive, e udhëhequr nga situatat e zakonshme të përditshme të hasura gjatë udhëtimeve. Gjithashtu përpiqem që ajo të jetë estetike, poetike apo e çuditshme, sepse është gjuha e shprehjes time, reflektimi i emocioneve të mia dhe pres që ajo të shprehë më shumë sesa unë mund të them me fjalë. Ajo është një dialog vizual midis meje dhe spektatorit. Është në dorën e tij të zbulojë këto momente nëpërmjet këndvështrimit tim. Në këtë ekspozitë unë i jap spektatorit vizionin tim për Shqipërinë sot”, shprehet ajo.

Virginie Caquot është një fotografe e pavarur franceze nga qyteti i Lilës. Ajo ka mbaruar studimet për Histori – Gjeografi dhe Zhvillim Social në Universitetin e Lilës, dhe fillimisht ka punuar si mësuese.

Nga 2012, Virginie Caquot iu kushtua krejtësisht fotografisë me të cilën është marrë prej 20 vjetësh. Ekspozita organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Rezart Jasa, koordinator i marrëveshjes “Les temps forts entre l’Albanie et la France” në kuadër të shkëmbimeve kulturore Francë-Shqipëri.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.10.2017, 10:13  | L.E. | 586 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zyrtare: Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon
"Zekës së Abisë" nuk po ia hapin as derën e shpisë..!?
Fiat Canovski mbështet Ramiz Merkon për kreun e Strugës
Zaev: Kam mirëkuptim për veprimet e Ziadin Selës, vazhdojmë tutje së bashku
« Zhurnal mëson » Zaev në "gjah" pas deputetëve të VMRO-së, i bindur se disa do ti bashkohen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.