« INSIDE » Ligj ka, shteti nuk e zbaton, si pasojë rritet numri i Recidivistëve
« Analistët » Deputetët shqiptar bëhen të gjallë vetëm për tema të cilat i han pazari
« Analizë » Davosi i Zvicrës, "arena" ku do të diskutohet edhe "fati" ekonomik e politik i Maqedo..
Gallup: Vetëm 45 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë besim në politikat e presidentit T..
Shqipëria epiqendra e shqiptarëve, edhe një hap drejt integrimit ndër shqiptarë
auto_22289857_10155208772091523_9024385902562651439_o1507726652.jpg

Tiranë, 11 tetor - Gjatë fundjavës së kaluar  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste emërimin e 33 zëvendësministrave të rinj, ku pjesë e këtyre emërimeve  janë edhe katër zëvendësministra nga Kosova.

 

Këto emërime nga Kosova janë Valbona Shujaku, është emëruar zv/ministre e Kulturës, Hajrulla Çeko nga Prizreni është emëruar si  zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Besa Shahini, është emëruar zv/ministre e Arsimit, si dhe Ilirjana Bajraktari e cila është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë.

 

 

Emërimi nga kryeministri është mirëpritur, por ka pasur edhe ka pasur zëra kundërthënës. Sipas njohëseve  të çështjeve politike  Shqipëria si shtet amë i gjithë shqiptarëve e ka detyrim të sillet si epiqendra e shqiptarëve, si dhe emërime të tilla duhet që të ndërmerren edhe nga Qeveria e Kosovës.

 

Tirana obligime ndaj shqiptarëve

 

Analisti shqiptar, Ilir Vata duke folur për “Bota sot” lidhur me emërimin e katër zëvendësministrave, ka thënë se Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë përveç obligime, ndaj qytetarëve brenda territorit zyrtar edhe për qytetarë shqiptarë kudo ndodhen.

 

Ai është shprehur se kontributi i këtyre zëvendësministrave në Qeverinë shqiptare, është shërbesë edhe për qytetarët e Kosovës.

 

“Në këtë dimension kryeministri Rama është i kthjellët dhe ka emëruar z/ministra, sepse kontributi i tyre në qeverinë shqiptare është shërbesë edhe për qytetarët e Kosovës, pasi tanimë çështjet janë të përbashkëta dhe pavarësisht se shqiptaret kanë dy qeveri, qëllimi dhe misioni është i përbashkët, shqiptarët të kenë mirëqenie dhe të integrohen paralelisht në Strukturat euroatlantike për më shumë mirëqenie dhe paqe”, ka thënë ai.

Dekor patriotik

 

Ndërsa, analisti Nexhat Haziri, emërimin e zëvendësministrave nga Kosova  nga kryeministri Rama e quan dekor patriotik.

 

“Emërimi i katër zëvendësministrave në qeverinë e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama, mendoj se është më shumë si një dekor patriotik në qeverinë Rama”, ka theksuar Haziri.

 

Ai ka thënë se Rama dëshiron të hiqet si patriot, kurse në sy të ndërkombëtarëve të duket si një lider shqiptarëve.

 

“Me anë se cilës Rama, po dëshiron që në opinionin mbarë shqiptar të hiqet si një patriot i madh, ndërsa po ashtu në opinionin ndërkombëtar të shihet dhe të vlerësohet si një lider gjithë shqiptarë me të cilin mund të bisedohet për të gjitha çështjet e shqiptarëve në rajon. Pra për mendimin tim, kjo është vetëm një simbolikë me të cilën mund të merren patriotët folklorist, asgjë më shumë”, ka thënë Haziri për “Bota sot”.

 

Hap drejt integrimit ndër shqiptarë

 

Kurse, sipas analistit tjetër, Faik Krasniqi është risi për politiken shqiptare emërimi i katër zëvendësministrave dhe se edhe qeveria e Kosovës duhet që të bëjë emërime të tilla.

 

“Emërimi i  4 zëvendësministrave nga Kosova në Qeverinë e Edi Ramës, përveç që është risi në politikën shqiptare, është edhe një hap drejt integrimit nder shqiptarë. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria e Kosovës. Në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, duhet të ketë emërime të sa më shumë ministrave, zv-ministrave, këshilltarëve, ambasadorëve, atasheve, drejtorëve etj, nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri”, ka theksuar ai.

 

Po ashtu, ai ka thënë se në Kosovë është shqetësuese për çdo Qeveri është emërimi i ministrave që kanë probleme me ligjin, të cilët nuk do të duhej të ishin pjesë e asnjë Qeverie.

 

“Jo vetëm në Qeverinë Haradinaj, por ministra serbë ka pasur në çdo qeverisje, është e paraparë edhe në Kushtetutën e Ahtisarit dhe një gjë e tillë është e pashmangshme. Shqetësuese për çdo Qeveri është emërimi i ministrave që kanë probleme me ligjin, të cilët nuk do të duhej të ishin pjesë e asnjë Qeverie. Në poste qeveritare do të duhej të kishte edhe nga bota mediatike dhe shoqëria civile, gjë të cilën asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.10.2017, 15:47  | Z.H. | 634 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Vrasje e re sonte në Çair, ja në cilën lagje
Përshkallëzohet konflikti: Forcat turke kanë hyrë në Siri, kurdët sulmuan një qytet në Turqi
« Edhe këngëtar edhe politikan » Shpat Kasapi, pjesë e kryesisë të LSDM-së, dega Tetovë?
Shkurte Fejza e Kastriot Tusha sjellin projektin e ri për 10 vjetorin e pavarësisë
Ben Blushi emërohet drejtor i ri i përgjithshëm i Top Channel
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.