Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Rritet numri i pacientëve dhe i shërbimeve në Spitalin “Filipi II”

Ka mundësi që BDI të pranojë zgjedhje të reja
Tërmeti i lë pa shtëpi dy familje
Profesori Kadriu: Bisedime intensive, javën që vjen
Rritet numri i pacientëve dhe i shërbimeve në Spitalin “Filipi II”
zan-mitrev-444.jpg

Drejtori dhe themeluesi i Spitalit “Filipi II”, Dr. Zhan Mitrev, nëpërmjet fotografive sot i ka prezantuar arritjet dhe zhvillimin në fushën e mjekësisë, si dhe shërbimet e përgjithshme në spitalin e ri gjatë vitit 2016, transmeton Zhurnal.

Janë bërë 1.500 operacione të pacientëve të vendit por edhe më gjerë, në rajon, janë kryer me sukses operacionet e komplikuara për pacientët e vendit, por edhe për pacientët nga Kroacia dhe Sllovenia. Me anë të mjeteve të reja arrihet diagnozë precize, janë vendosur procedura të avancuara, rregullimi i apartamentit, vetura moderne të ambulancës për transport në relacione më të gjata, interes të madh për testime gjenetike, janë vetëm disa pjesë nga rezultatet dhe shërbimet të cilat i mundëson ekipi i Dr. Zhan Mitrevit këtë vit.

Spitali posedon 256 kompjuter për tomografi, që ofrojnë mundësi më të mira për kryerjen e detyrës. “Ekziston interes i lartë për testimin në laboratoriken gjenetike. Deri tani ka 2.55 kërkesa për këto testime. Kjo është hera e parë që ne afrojmë testimin gjenetik te pacientët”, tha Mitrev. [ Ai i ka potencuar përfitimet të cilat i fitojnë pacientët nëpërmjet shërbimeve mjekësore, aparaturave të cilat i posedon spitali “Filip II”.

“Aparati i ri për rezonancë magnetike mundëson precizitet më të lartë për gjetjen diagnozës, aparati i diagnozës kompjuterike dhe angiografi janë të rrallë në spitalet e rajonit. Agniografi bën 3D foto. Spitali posedon 70 krevetë për kujdes intensiv që është një ndër ofertat më të mira edhe në spitalet e Evropës. Në funksion është departamenti për elektro fiziologji. Aparatet luksoze ofrojnë kushte shumë të mira”, theksoi Dr. Zhan Mitrev, i cili vazhdon të punojë për përmirësimin kushteve në spital.

Për momentin në spital janë të punësuar 276 persona, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihen edhe 100 punësime të reja . Për vitin e ardhshëm është paralajmëruar edhe hapja për qendrën e thirrjeve (Call center) për nevojat e pacientëve, i cili do të punojë 24 orë, si dhe ueb faqja e re ku do të ketë pjesë për bisedë onllajn në maqedonisht, sërbisht, shqip dhe anglisht. Arritja e standardëve në fushën e mjekësisë kanë qenë në fokus dhe në interes të Dr. Mitrev. E gjitha kjo rrëmbullaksohet si tregim me ndërtimin e spitalit të ri ku me sukses funksionon sistemi i mjekësisë bashkohore.

 22.12.2016, 16:25  | T.E | 998 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

COPYRIGHT 2016 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.