Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Shënohet jubileu i mjekësisë bërthamore në Maqedoni

Turqia shfuqizon marrëveshjen me Maqedoninë për njohjen e diplomave
"24 Vesti": Me kë do të koalicionojë Ahmeti
Demiri për Zhurnal: Gruevski në Kosovë nuk njeh askend, intervistën për Buzhalën e ka..
Shënohet jubileu i mjekësisë bërthamore në Maqedoni
asnom.jpg

Njëqind vjet nga lindja e akademikut Isak S. Taxher dhe 60 vjet nga fillimi i mjekësisë bërthamore në Maqedoni do të shënohen sot në një tubim solemn në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

ASHAM e organizon ngjarjen në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Shoqatën për mjekësi bërthamore të Maqedonisë dhe Shoqatën e mjekëve të Maqedonisë.

Siç paralajmëroi ASHAM, tubimin do ta hap kryetari i akademisë Taki Fiti, ndërsa fjalime përshëndetëse do të kenë rektori i Universitetit të Shkupit, Nikolla Jankullovski, Françesko Xhamaril, përfaqësues i Asociacionit evropian për mjekësi bërthamore dhe Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë.

Do të mbahet ligjëratë "Jeta dhe vepra e akademik Isak Taxher, themelues i mjekësisë bërthamore në Maqedoni" nga prof. dr. Borisllav Karanfilloski dhe promovimi i monografisë "Mjekësia bërthamore në Maqedoni". 

 16.12.2016, 12:03  | T.E | 679 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

COPYRIGHT 2016 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.