LAJME NGA KOSOVA
EULEX-i e merr nė pyetje vėllain e Kryeministrit, Gani Thaēin
Prishtinë 7 qershor - Merret në pyetje nga Prokuroria Speciale vëllai i kryeministrit Hashim Thaçit, Gani Thaçi, bëjnë të ditur burime të gazetës “Bota sot”.

Gani Thaçi, është marrë në pyetje menjëherë pas dëshmisë së Gani Gecit në selinë e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Thaçi është intervistuar në lidhje me hetimet që po i zhvillon EULEX-i, në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera nga i ashtuquajturi “Grupi i Drenicës”.

Si duket ka pasur një numër të madh të intervistuarish për rastin që po hetohet për “Grupin e Drenicës”. Përveç, Gecit, Thaçit është marrë në pyetje edhe kryetari i OVL-UÇK-së Muharrem Xhemajli, i cili për shkak të refuzimit për të dëshmuar, policia e ka arrestuar paraprakisht, dhe pas intervistimit është liruar.

Deri më tash EULEX-i ka arrestuar tetë veta në lidhje me një vrasje të një kryepolici serb famëkeq, por edhe për disa raste dhunë ndaj civilëve, përfshirë të paktën edhe një rast dhunimi të një femre.
(6.648 herė i lexuar)     publikuar mė 07.06.201319:40 nga R.Z.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
0346
 
Edicioni Lajmeve - ZhurnalTV - 18.04.2014
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
tp://c, CCBot/2.0 (http://commoncrawl.org/faq/),
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.
  ZHURNAL