EKONOMI
UNB, universiteti mė i mirė privat nė Maqedoni
Strugë, 14 korrik - Prej disa vitesh gjeneron suksesshëm pjesëmarrja dhe përfitimi reciprok nga Programi Erasmus për universitetet publike dhe private në Republikën e Maqedonisë. Praktikat kryesore evropiane, rekomandimet dhe udhëzimet në dobi të Arsimit të Lartë nga ana e Komisionit Evropian dhe strukturave të tjera arsimdashëse pranë këtij unioni shtetesh, gjithmonë e vendosin theksin te shkëmbimi i studentëve dhe stafeve pedagogjike, por për shkak të mjeteve të limituara, jo të gjithë subjektet në fjalë e realizojnë këtë ëndërr studimore.

Programi Erasmus është themeluar që në vitin 1987-të, si një nga programet më efektive të Komisionit të Unionit Evropian. Një program arsimor, i cili synon të motivojë dhe favorizojë pikërisht ato universitete që plotësojnë standardet e Kartës së Bolonjës për universitetet, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve që merren me arsimin e Lartë në Europë.

Megjithatë, suksesi dhe kalimi i pritshmërive nga ana e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, e diferencoi atë në krahasim me universitetet e tjera në rajon, duke përfituar për vitin akademik 2011/2012 fondin prej 120 vendesh nga programi Erasmus Mundus, në planin e shkëmbimit të studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës te një tjetër në mbarë Evropën. Secili nga studentët favorizohet të studiojë 5 (pesë) muaj me shpenzime të mbuluara nga bursa e fituar, në një nga universitetet e Evropës që është edhe pjesë e Erasmus Mundus, sikurse Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.

Standardizimi, ecuria dhe risitë akademike të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, prej vitit akademik 2010, bënë të mundur që të jetë pjesë e këtij programi të Bashkimit Evropian, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumë universitete të njohura evropiane. Nëpërmjet programit Erasmus, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës shënon rekordet e tij për realizimin e qëllimeve dhe misioneve thelbësore qysh në themelim, duke iu ofruar studentëve mobilitet në universitete të ndryshme evropiane, ku kanë mundësi të studiojnë një semestër prej studimeve dhe të kthehen me përvoja dhe njohuri të reja (si në perfeksionimin e gjuhës angleze, ashtu edhe në pasurimin e të dhënave shkencore për drejtimin që kanë zgjedhur të studiojnë në një nga Fakultetet e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës).

Rektori Biberaj, pretendent i çmimit ‘INTERNATIONAL SOCRATES PRIZE”

Universiteti  Ndërkombëtar i Strugës ka njoftuar se Prof. Dr. Aleksandër Biberaj, sapo është zgjedhur nga Komisioni i Nominimit të Asamblesë së Biznesit Evropian, si një prej pretendentëve të çmimit ‘INTERNATIONAL SOCRATES PRIZE IN THE SCIENCE SPHERE’, në funksion të Forumit të Hapur Euroshkencor, Dublin, 2012. (Ky çmim u jepet personaliteteve me kontribut të shquar në fushën e Arsimit të Lartë. Organizatorët e këtij evenimenti janë: Asambleja e Biznesit Evropian, Komisioni i Nominimit ‘Socrates’, Klubi i Rektorëve të Evropës dhe Klubi Ndërkombëtar i Liderave, të mbështetur nga organizata të fuqishme joqeveritare, Unione Profesionale dhe Shkencore nga 16 shtete të botës).

Gjithashtu, këtë korrik kryeqyteti Dublin, do të bëhet edhe kryeqyteti i shkencave, inovacioneve, teknologjive dhe biznesit modern ervropian. Shkencëtarët, kërkuesit, hulumtuesit, liderat e biznesit, zotërinj me tituj në Union Evropian, zyrtarë qeverish dhe plot dijetarë të tjerë, do të mblidhen në këtë eveniment, kryefjala e të cilit është Biznesi Ndërkombëtar dhe më pas, nderimi me Çmime. Natyrisht, personat e nominuar janë ato personalitete që kanë dhënë kontribut në progresin ndërkombëtar të biznesit, ku ndër ta renditet edhe rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, Prof. Dr. Aleksandër Biberaj. Të ftuarit e nderit janë: Presidenti i Irlandës Michael D. Higgins, Kryetari i Dublinit, Lordi Andreë Montague, Presidenti i Euroshkencës, Eric Banda (Spain), J. Hoffman – Immunology (Nobel) – Drejtor i Kërkimeve CNRS, të cilët do të çelin sesionet kryesore të këtij evenimenti, gjatë periudhës katër ditore të planifikuar.
© ZHURNAL.mk
(20.069 herė i lexuar)     publikuar mė 14.07.201212:38 nga R.Z.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
0331
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.