LAJME NGA MAQEDONIA
Ent gjeologjik pėr mė shumė investime
Shkup, 29 qershor -Shteti do tė formojė Ent gjeologjik, i cili duhet tė fillojė tė funksionojė nga 1 janari i vitit tė ardhshėm. Parasheh kėshtu propozim -ligji, tekstin e tė cilit e konfirmoi Qeveria nė seancėn e fundit.

“Shkak pėr formimin e Entit gjeologjik ėshtė numri i rritur nė mėnyrė tė konsiderueshėm i investitorėve nė pjesėn e derivateve minerale, si dhe potencialin e madh tė shtetit nė kėtė sferė, qė pėr fat tė keq ėshtė  shfrytėzuar pamjaftueshėm pėr shkak se nuk ka kuadro profesionalė, elaboroi”, sot nė konferencė pėr shtyp ministri i Ekonomisė, Valon Saraēini.

Enti do tė bėjė hulumtime themelore gjeologjike pėr pėrpunimin e kartave themelore gjeologjike, tė cilat, si[ tha Saraēini, deri tani ose nuk i kemi pasur ose ishin me tė dhėna shumė tė vjetra, e janė tė rėndėsishme pėr hulumtim tė mėtejshėm tė burimeve tė derivateve minerale. Do tė pėpunojė edhe karta hidrogjoelogjike dhe gjoekimike.

Propozim ligji pėr ent gjeologjik ėshtė projekt i pėrbashkėt i ministrive tė Ekonomisė dhe tė Ambientit tė Jetesės dhe Planifikimit Hapėsinor. Pėrfitimet nga organi i ri shtetėror, sipas ministrit tė Ambientit tė Jetesės dhe Planifikimit Hapėsinor Abdilaqim Ademi do tė jenė tė shumėfishta.

Krahas hulumtineve gjeologjike pėr kartat themelore gjeologjike, puna e entit ėshtė e rėndėsishme edhe pėr zgjidhjen e problemeve nga sfera e furnizimit me ujė, gjeoteknikės dhe pėr nevojat e planifikimit hapėsinor.

"Enti do t'i pėrgatit propozimet gjeologjike pėr planifikim hapėsinor, ndėrtimtari, furnizim tė ujit, bujqėsi, pylltari, urbanizim dhe ndėrtimin e objekteve infrastruktrore.

Do tė merr pjesė edhe nė pėrpunimin e strategjisė pėr hulumtime gjeologjike, shfrytėzim tė qėndrueshėm dhe eksploatim tė derivateve minerale, ndėrsa do tė ketė edhe kompetenca tjera", tha ministri Ademi.
© ZHURNAL.mk
(1.413 herė i lexuar)     publikuar mė 29.06.201214:00 nga F.B.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
247
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.