LAJME NGA KOSOVA
Gjendet i vdekur ish ushtari i UĒK-sė
Drenoc, 7 maj - Pranë trupit të të ndjerit, Arsim Berisha (33), është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc të Rahovecit.

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës në Prizren, në orët e para të së diel, në Drenoc të Rahovecit është gjetur i vrarë Arsim Berisha (33). Pranë trupit të të ndjerit është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje, njofton RTK.

Arsimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe sipas burimeve familjare, kohëve të fundit është përballur me kriza financiare, kurse që nga paslufta ka qenë i papunë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc. Organizata e veteranëve të UÇK-së në Rahovec ka paralajmëruar ceremoni të organizuar të varrimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së Arsim Berisha.
© ZHURNAL.mk
(6.529 herė i lexuar)     publikuar mė 07.05.201209:59 nga R.Z.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
0333
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.