OPINION
NJERIU QĖ I DHA IMPULS SHKENCĖS SHQIPTARE
Nė vend tė pėrkujtimit, (Me rastin e 20- vjetorit tė vdekjes sė prof.dr. Shaban Baxhaku)                                                                                                                                             

Dr.sc. Agim RUSHITI

Elbasani, ai qytet me kulturė tė lashtė nė Shqipėrinė e Mesme, buzė lumit Shkumbin, i njohur nė lashtėsi me emrin Skampa, qė nga shek. XIX dhe XX, u bė njė qytet qė i parapriu kulturės dhe arsimit kombėtar. Mė 1909, Kongresi i Elbasanit vendosi qė kėtu tė ngritej shkolla e parė e mesme, qė mė pas u njoh si Normalja e Elbasanit.

Prej vitesh, nė kėtė qytet ėshtė ngritur Universiteti "Aleksandar Xhuvani".

Nė Elbasan vepruan personalitete tė shquara si Mėsuesi i Popullit, Dhaskal Todri, lėvruesi i gjuhės shqipe dhe personaliteti i shquar i Rilindjes Kombėtare shqiptare, Kostadin Kristoforidhi, veprimtari politik shqiptar, Aqif Pashė Elbasani, personaliteti i shquar i shkencės dhe arsimit nė Shqipėri, Aleksandėr Xhuvani e shumė emra tjerė tė shquar tė kulturės dhe historisė shqiptare.

Nė truallin e Elbasanit, edhe nė kohėn mė tė re, lindėn figura tė ndritshme tė kulturės, historisė, artit, arsimit e shkencės shqiptare.

Pėr shembullin e menēurisė, zemėrgjerėsisė, kulturės shkencore dhe guximit intelektual, veēohet nė mėnyrė tė vet Shaban Baxhaku, profesor i Fakultetit tė Shkencave Natyrore tė Universitetit tė Tiranės, i cili mė 4 prill tė vitit 1992 ndėrroi jetė.

Shaban Baxhaku lindi mė 14 janar tė vitit 1931 nė Elbasan. Rrjedh nga njė familje e varfėr qytetare, ku ishte mė i madhi nga gjashtė fėmijė, nga i ati Mahmudi, me profesion bukėpjekės dhe e ėma Bihanja shtėpiake. Shkollimin fillor e kreu nė vendlindje deri nė vitin 1946, qė mė pas, me ndihmėn e bursės sė ofruar nga shteti, tė vazhdojė shkollimin nė Shkodėr. Deri mė vitin 1950, nė kėtė qytet tė Shqipėrisė veriperėndimore, qytetin e Rozafės, do tė arrijė tė diplomojė nė dy shkolla pėrnjėherėsh, nė Shkollėn pedagogjike dhe nė Gjimnaz. Kėtė e bėri sepse shkolla e profilizuar pedagogjike qė po ndiqte, ia kufizonte mundėsitė e shkollimit tė mėtutjeshėm, andaj diplomimin nė gjimnaz e shihte si mundėsi pėr tė vazhduar shkollimin.

I frymėzuar nga historiku i rritės arsimore tė vendlindjes, qė mė shumė se ēdo trevė tjetėr e Shqipėrisė ka qenė e lidhur me mėsuesinė, Shabani qė nė moshė tė njomė u mėkua me kėtė dėshirė, duke iu pėrkushtuar kėtij profesioni tė shenjtė me tėrė fuqinė e shpirtit tė vet. Nė dhjetor tė vitit 1950 fiton njė bursė nga Shteti Shqiptar dhe fillon studimet nė Universitetin e Sofjes, ku u diplomua pėr matematikė, mė vitin 1954. Nė janar tė vitit 1955 emėrohet pėr profesor nė Katedrėn e matematikės pranė Institutit tė lartė pedagogjik nė Tiranė, por me rekomandim tė Universitetit tė Sofjes, kthehet nė kėtė qendėr tė arsimit tė lartė bullgar pėr tė kryer njė profilizim shkencor. Nė kėtė profilizim pėrzgjidheshin studentėt mė tė mirė tė degės sė matematikės qė kanė kryer fakultetin nė kėtė universitet amė.

Nė janar tė vitit 1956, nėn pėrkujdesjen dhe udhėheqjen e profesorit tė njohur Petkanēin, me sukses mbron profilizimin me temėn "Ndėrtimi i trigonometrisė hiperbolike". Nga kėtu, kthehet si ligjėrues nė Institutin e lartė pedagogjik, e me formimin e Universitetit tė Tiranės, mė vitin 1957, e shohim edhe pedagog nė kėtė tempull tė diturisė.                                                                                                                    

Jo rastėsisht, pati nderin tė jetė i dėrguari i parė pėr ndjekjen e studimeve pasuniversitare nė matematikė nė Moskė, pranė Katedrės sė gjeometrisė diferenciale tė Fakultetit tė mekanikės e tė matematikės tė Universitetit shtetėror tė Moskės. Edhe pse pothuajse ishte nė mbarim tė temės sė diplomės me titull "Kongruencat vijėpėrkulėta nė hapėsirat projektive", pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve ndėrshtetėrorė me (ish) Bashkimin Sovjetik, atė nuk arriti ta mbroj sepse u detyrua tė kthehet nė atdhe, nė gusht tė vitit 1961. Edhe kjo barrierė qė ishte pjellė e rrethanave tė njohura shoqėroro-politike qė mbisundonin nė Shqipėri, do tė mposhtet mė vitin 1965. Pas qėndrimit katėrmujorėsh  mars-qershor nė Kinė, nė Universitetin e Shangajit, nėn mbykqyrjen e profesorit tė njohur Su Bu Chin, profesor Shaban Baxhaku arrin tė mbrojė me sukses disertacionin (qė nė rrethanat e tanishme arsimore nė Shqipėri ėshtė ekuivalente me atė tė doktoraturės) me temė "Rreth disa kongruencave vijėpėrkulėta".

Shaban Baxhaku ishte kėrkimtari i parė i mirėfilltė shkencor nė fushėn e gjeometrisė nė trojet shqiptare. Me punimet e tij, ai hapi njė faqe tė re nė kėtė lėmi nevralgjike shkencore duke afirmuar veten si shkencėtar raritet, jo vetėm se nė rrethin kombėtar por edhe mė gjerė. Si farkėtar i mendimit matematik tė ngritur mbi baza tė arsyetimit logjik, ai me aktivitetin dhe pasionin e vet pėr disiplinat gjeometrike, arriti tė profilizojė brezin e kėrkimtarėve tė rinjė shqiptar qė do tė jen mė vonė promotor tė pėrcaktimeve tė kėsaj lėmie mė tė qėndrueshme shkencore.

Nė kėtė drejtim, mė vitin 1971, pranė Universitetit tė Tiranės do tė formojė bėrthamėn e specializuar nė katedrėn e matematikės qė e pagėzoi "grupi i gjeometrisė".
Ky grup i cili e pėrligjte veten si organizėm i fuqishėm shkencor, e hodhi nė plan tė parė shėmbėlltyrėn e prof. Shaban Baxhakut, si pedagog me njė dhunti shkencore qė e bėnte figurė tė nderuar tė arsimit tonė tė lartė matematik.

Pėr kėto merita, nė prill tė vitit 1972, Komisioni i Lartė i Atestimit tė RP tė Shqipėrisė, ia ndau titullin "Profesor", titull shkencor qė i jepet punonjėsit tė njė institucioni tė lartė arsimor ose kėrkimoro-shkencor, qė kryen ose drejton nė njė nivel tė lartė punėn mėsimore e shkencore, zgjidh nga ana teorike e praktike probleme tė rėndėsishme nė fushėn qė mbulon. Ky titull ndahej nė Shqipėri pasi tė ishin marrė gradat shkencore: kandidat i shkencave dhe doktor i shkencave.

Origjinaliteti i ideve dhe freskia e shtrimit tė problemeve, potenciali i madh i tė dhėnave shkencore dhe pėrdorimi i njė teknike tė stėrholluar nė pėrpunimin e tė arriturave shkencore, ishin veēori qė e bėnin specifike veprimtarinė shkencore tė prof. Shaban Baxhakut. E gjitha jeta e frytshme dhe fisnike e profesor Shabanit ishte e lidhur me shkollėn e arsimimin e gjeneratave, pėr tė cilin shkriu trup dhe jetė, tregoi pasion tė zjarrtė dhe profesionalizėm tė plotė.

Falė horizontit tė gjerė tė njohurive gjeometrike, por edhe tė kulturės solide matematike qė posedonte, ai dha ndihmesėn kryesore nė modernizimin dhe strukturimin e disiplinave tė kėsaj shkence, jo vetėm se nė shkollat e larta, por edhe nė tė gjitha hallkat tjera tė arsimimit kombėtar. Sugjerimet dhe kontributi i tij profesional-metodik i mėshiruar nė tekstet mėsimore tė tė gjitha niveleve, ishte produktive, mjaft vizionare dhe me taban tė shėndoshė shkencor. Sa herė qė shkolla shqipe ka qenė nė prag tė ndryshimeve qė kėrkonte koha, mendimi i prof. Shaban Baxhakut ka qenė mė i mirėpritur
pėr problemet e gjeometrisė shkollore. Ishte pėrkrahės dhe anėtar i grupit pėr modernizimin e matematikės shkollore qė nga krijimi i saj mė vitin 1980.

Gjatė punės sė tij mbi tridecenieshe profesionale, pjesėn mė tė madhe si profesor i Universitetit tė Tiranės, zhvilloi njė veprimtari shkencore e mėsimore mjaft produktive dhe cilėsore. Me tekstet e shkruara prej tij pėr gjeometrinė analitike, gjeometrinė diferenciale, bazat e gjeometrisė, gjeometrinė e lartė dhe gjeometrinė projektive, kanė studiuar dhe studiojnė brezat e universitarėve dhe pasuniversitarėve shqiptar nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni. Botoi:"Probleme tė bazimit tė matematikės", "Kursi i gjeometrisė analitike" (nė tri dispenca), "Gjeometria e lartė-gjeometria projektive", "Leksione tė gjeometrisė sė lartė", "Ushtrime tė gjeometrisė analitike" e shumė tekste tjera shkollore e universitare. Ai ėshtė hartues kryesor i programeve i tė gjitha disiplinave gjeometrike qė jepen nė degėn e matematikės nė FSHN. Andaj, lirisht mund tė thuhet se nuk gjendet bibliotekė shtėpiake, shkollore e universitare ku nuk mund tė gjenden tekste tė hartuara nga dora e vyeshme e tij.

I afirmuar dhe i respektuar pėr rezultatet e arritura nė kėtė shkencė ekzakte, prof. Shaban Baxhaku u ftua tė merr pjesė nė shumė universitete, takime shkencore dhe qarqe universitare nė vend e nė botė, si: nė Kongresin Botėror tė Matematikės tė mbajtur mė vitin 1978 nė Helsinki (Finlandė), nė Universitetin e Parisit (mė vitin 1986), nė Universitetin e Ankaras (nė Turqi, mė vitin 1988) e shumė vende tjera, ku vuri nė sprovė cilėsitė e veta si studiues serioz dhe interpretues i sigurt i rezultateve tė veta.

Kaptinė nė vete paraqet edhe kontributi i tij i dhėnė pėr ngritjen, ndėrtimin dhe zhvillimin e arsimit universitar nė Kosovė, sidomos atij tė matematikor. Nė periudhėn dhjetor 1970-dhjetor 1976, prof.  Shaban Baxhaku do tė angazhohet si profesor i rregullt pranė Universitetit tė Prishtinės, pikėrisht nė atė fazė kur viheshin themelet e rritės sė pavarur tė katedrės sė Fakultetit tė Shkencave Matematiko Natyrore dhe tė vetė Universitetit kosovar.
"Duhet t'u ndihmohet shqiptarit kudo qė shtrohet nevoja pėr tė" ishte thelbi i filozofisė sė tij fisnike tė gdhendur nė zemrėn e vet. Sipas tij, njeriu nuk mund tė njohė dhe kontribuojė pėr botėn e jashtme, po nuk njohu dhe kontribuoi nė thellėsi pėr botėn e tij tė brendshme.

Pėr punėn e tij tė palodhshme, profesor Shaban Baxhaku ėshtė shpėrblyer dhe dekoruar me shumė mirėnjohje dhe dekorata nga tė cilat mė me ėndje ēdo herė veēonte dekoratėn "Medalja e Argjendtė" tė cilėn e fitoi si nxėnės i shkollės sė mesme, e qė u ndahej nxėnėsve maturantė qė mbaruan shkollėn e mesme me rezultate shumė tė mira nė mėsim.

Pėr mė shumė se pesė vjet (1983-1988), prof. Shaban Baxhaku ishte dekan i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės tė Universitetit tė Tiranės, duke ndikuar qė fakulteti tė ruaj namin e njė institucioni serioz dhe mjaft prestigjioz shkencor e arsimor.

Meritė e madhe e Shaban Baxhakut dhe grupit tė tij tė gjeometrisė ėshtė edhe drejtimi mjaft me pėrgjegjėsi dhe nivel tė lartė organizativ i Olimpiadės Kombėtare tė Matematikės, nga gjiu i sė cilės identifikoheshin talentėt e rinj dhe bartėsit e mėvonshėm tė ecurive zhvillimore tė matematikės.
Nė  nėntor 1988 pėrjetoi njė infarkt miokardi shumė tė rėndė, por sėrish i kthehet punės nė shtator tė 1989, ku do tė qėndrojė deri mė 4 prill 1992, kur e gjen edhe vdekja.

Nė ndarje, dekani i FSHN tė Universitetit tė Tiranės, prof.dr.Rexhep Mejdani, aso kohe do tė theksojė mes tjerash: "…Vdekja ėshtė gjithmonė e hidhur, tepėr e hidhur, por tė ther mė shumė kur ndahesh prej njė njeriu tė mirė, njė njeriu tė vėrtetė, sepse mirėsia ėshtė gjithmonė njė porosi e njė trashėgimie qė s'humbet kurrė…"

Vdekja e hershme e prof. Shaban Baxhakut, nė kulmin e veprimtarisė sė tij shkencore, pa dyshim ėshtė njė humbje e madhe pėr shkencėn shqiptare dhe kombin nė tėrėsi, e sidomos pėr tre djemtė Arturin (doktor i shkencave tė matematikės), Fatosin (historian dhe gazetar), Dritonin (profesor i letėrsisė italiane), mbesat: Arba, Kejda e Bora dhe nipin Elbanin qė nuk e pa se ka lindur. Shaban Baxhaku gjatė ēdo takimi me intelektual, studentė e shokė, pėrcjellke pėrshėndetjet "…vazhdoni punėn qė tė nderoni kombin dhe veten…". Ky amanet sublim, qė ishte testamenti i vetėm i pashkruar i profesorit Shaban, na obligon tė qėndrojmė tė pathyeshėm drejtė rrugės qė trasoi ai pėr shumė vite dhe plot me sakrifica.
© ZHURNAL.mk
(18.883 herė i lexuar)     publikuar mė 05.04.201212:48 nga X.J.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
2736
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.