OPINION
Aftėsia e kufizuar nė shėnimin e ditės botėrore tė aftėsisė sė kufizuar
“Derisa Kosova po vazhdon me hartimin e ligjeve në përputhje me standartet evropiane për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, nevoja më e madhe është që institucionet e Republikës së Kosovës të jenë proaktiv në sigurimin e zbatimit të tyre të mirëfilltë”

Bashkëpunëtore e aftësisë së kufizuar ne Kosovë
Ganimete Beqiri

Jetojmë në një shoqëri e cila nuk është e hapur plotësishtë ndaj personave me aftësi të kufizuar. Familja ruan ende disa virtyte të mira në parimin e solidaritetit midis gjeneratave, pozitës shoqërore, fizike sociale, me gjithë se është nënë presion nga liberalizimi i jetës, kërkesave të tyre, papunësisë, rritjesë së mirëqenies së përgjitheshme. Parimisht shoqëria nuk është dashamirëse për ta pranuar pakompleks personin me aftësi të kufizuar. Edhe ky vit aftësin e kufizuar e zë duke bërë përpjekej drejt avancimit të formave për integrim në shoqëri. Sot shenohet 3 dhjetori dita botërore e aftësis së kufizuar, mirëpo edhe ky vit aftësinë e kufizuar e zë të trajtuar në aspektin social.

Aktualisht në bazë të raportit të nxjerrur nga Agjencia e statistikave të Kosovës, statistikat e mirëqenies sociale në bazë të ligjit 2003/15 personat me aftësi të kufizuar në baza mujore përfitojnë 45 euro. Përfituesit e skemës sociale gjatë vitit 2011, në tre mujorin e parë janë 18.121 ndërsa gjatë vitit 2012, në tre mujorin e parë janë 17.269. Numri i personave me aftësi të kufizuar që përfitojnë nga pensioni i personave me aftësi të kufizuar është më i vogël për 852 apo i shprehur në perqindje 4.7% krahasuar në 2011. Përfituesit e kësaj skeme sociale në bazë të ligjit 2003/15, sipas nacionalitetit 16.701, janë shqiptarë dhe 568 serb.

Në bazë të kësaj mund të themi që urgjentisht institucionte e Kosovës do duhej që ky numër i personave me aftësi të kufizuar të shfrytzohet për produktivitet të shoqëris dhe jo të trajtimit social. Si do duhet të bëhet kjo, legjislacioni aktual posedon ligjet në fuqi që garantojnë të drejtën e personit me aftësi të kufizuar në arsimim, punsim, trajtim shëndetsor dhe fuqizim në aktivitete kulturore. Deri më tani janë organizata e personave me aftësi të kufizuar ato të cilat po bëjnë një presion tek institucion dhe shoqëria që këto ligje të jenë të zbatueshme. Vëmendja ndaj aftësis së kufizuar bëhet më e madhe në kushtet e decentralizimit të kompetencave drejt qeverisjes lokale. Andaj shenimi i kësaj date sot na bënë të kuptojmë se personat me aftësi të kufizuar në raport me standartet ndërkombëtare janë në gjendje jo të mirë sipas dokumentev dhe konventave ndërkombëtare që garantojnë të drejtat e tyre në shoqëri.

Personat me aftësi të kufizuar gjenden në një situatë poltësishtë sociale në burime dhe mundësi financiare që pamundëson dhe vështirson jetën e tyre. Integrimi i fëmijëve nëpër shkolla është i pamjaftushëm edhe pse tashmë ekziston strategjia për gjithëpërfshrje në arsim. Fillimishtë nga statistikat nuk kemi numër real të ekzistimit të personave me aftësi të kufizuar sa janë gjithësejt në Republikën e Kosovës.

Është prezente mungesa serioze e integrimit të personave me dëmtime intelektuale në shoqëri madje, poashtu mungesa e paisjeve nihmëse të personave me aftësi të kufizuar, paisje këto të domosdoshme për jetesën e tyre. Punësimi i personave me aftësi të kufizuar mbetet problem në Kosovë, ku personat me aftësi të kufizuar vlerësohen në grupin më të pafavorshëm në vend. Krijimi i mundësisë së dinjitshem për personat me aftësi të kufizuar është një detyrim kryesor në përpjekjet për mbrojtje dhe respektimin e të drejtave themelore njerëzore. Ajo për të cilën aktualisht mund të pajtohemi të gjithë është fakti së Kosova ka një infrastruktur ligjore të mjaftueshme që garanton të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, por që problemi qëndron tek zbatushmëria e tyre.

Tashmë 3 dhjetori nuk është një ditë ku shënohet për të kujtuar problemet që kanë personat me aftësi të kufizuar, por për të shënuar një ditë apeli social për shtetin, shoqërin dhe familjet e tyre, për të bërë jo vetëm një bilanc pasiv të arritjev të problemev që i shqetëson ata por për të caktuar pika drejt zbutjes së kësaj dukurie që i mbanë këta njerëz në pozitë margjinale në shoqëri. Pamohuar punën që kemi bërë në fushën e politikave sociale dhe reformat institcionale për këtë komunitet si qytetar me të drejta, pohojë se ende jemi borxhli të tyre. Veç kësaj kërkohet një vëmendje më e madhe e vetë personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre në kërkimi të respektimit të të drejtave të tyre në vend, madje shoqëria është mekanizëm kyq i këtij procesi që ta pranojë aftësin e kufizuar ashtu siç është për një integrim të plotë të tyre. Dhe së fundi Kosova duhte të di që një nga kushte për plotësimin e kushtev drejt bashkimit Evropian është edhe integrimi dhe respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
© ZHURNAL.mk
(13.321 herė i lexuar)     publikuar mė 02.12.201223:30 nga R.Z.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
0359
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.