LAJME NGA KOSOVA
Nazim Bllaca kėrkon punė nė MPB
Prishtinė 12 janar- Njeriu qė vjet kishte befasuar me deklaratat e tij dhėnė medieve kosovare sė kishte vrarė njerėz nė emėr tė SHIK'ut dhe qė nga dhjetori i vitit tė kaluar ėshtė i lirė, ka thėnė nė njė intervistė pėr Koha Ditore sė vetėm njėherė ka dal nga shtėpia pėr t’i rregulluar dhėmbėt.

Ditėve tė tjera ai nuk ka dalė asnjėherė nga shtėpia e tij, ndėrkaq kohėn mė tė madhe e ka kaluar duke lexuar Kodin Penal tė Kosovės, gazetat dhe ka shikuar lajmet.

Nė kėtė intervistė Bllaca ka thėnė se ka qenė anėtar i PDK-sė dhe “nėntokė e PDK-sė”. “Nuk dihet. Mund tė ndodhė qė nuk e lėshoj PDK-nė, por sė pari duhet qė PDK-ja tė sitet mirė dhe tė pastrohet”, ka thėnė ai.

Bllaca ėshtė pyetur edhe pėr njerėzit qė i ka akuzuar e tė cilėt kanė konkurruar nė zgjedhje dhe kanė marrė vota, dhe a do tė konkurronte edhe ai nė zgjedhje, Bllaca ka thėnė se beson qė PDK-ja do t’ia “gjejė” ndonjė punė.

“Nėse kėta (PDK) e marrin ndonjė resor tė rėndėsishėm, si pėr shembull Ministria e Punėve tė Brendshme, besoj se do tė ma gjejnė njė vend pune. E meritoj, se edhe unė bajagi njėfarė krimineli kam qenė. Besoj se ma bėjnė njė vend. Unė nuk lyp shumė, njė zyre tė vogėl”, ka thėnė Bllaca.
© ZHURNAL.mk
(5.293 herė i lexuar)     publikuar mė 12.01.201100:00 nga N.N.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
2734
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.