Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Për një javë 137 të prekur nga gripi në Koçan

Hajdutët i vjedhin edhe pllakat e mermerit nga varret e të vdekurve!
Kush është Afrim Gashi të ofendojë Ziadin Selën?
A po e përgadit BDI Artan Grubin për drejtor të qendrës për menaxhim me kriza?!
Për një javë 137 të prekur nga gripi në Koçan

Shkup, 5 janar - Numri i të prekurve nga gripi në Koçan javën e fundit është ritur në menyrë drastike. Nëse në 3 javët e para të dhjetorit kishte vetëm 26 të prekur nga gripi, në javën e fundit Qendra për shëndet publik  në Koçan regjistroi edhe 137 të prekur të tjerë, transmeton Zhurnal.

Këtë e theksoi Natka Karanfillova, epidemiolog në Qendrën për Shëndet Publik në Koçan, e cila tregoi se rritja e numrit të të prekurve nga gripi në këtë periudhë të vitit ka qenë i pritur.

“Vetëm në javën e fundit të vitit 2016 kemi 137 të prekur të tjerë nga gripi në Koçan. Në tre javët e para të muajit dhjetor kishim vetëm 26 të prekur ndërsa tani kemi gjithsej 163 të prekur. Në Vinicë në javën e fundit të vitit 2016 kemi 38 të sapoprekur nga gripi, ndërsa në Pehçevë 9. Në Berovë nuk kemi marë asnjë lajmërim për të prekur nga gripi. Përndryshe, jo oficialisht numri i të prekurve nga gripi është shumëfish më i madh nga shkaku se një numër i madh i njerëzve nuk lajmërohen tek mjeku amë dhe mjekohen në shtëpi”, tha Karanfillova.
 

 05.01.2017, 12:07  | Xh.I. | 362 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

LajmeBotaEkonomiKronika e zezëSportKulturëShowbizTeknologjiOPINIONMedicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.