Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

7 shenja të diabetit që nuk duhet t’i injoroni

Jens Stoltenberg: Ka nënshkrime të mjaftueshme për qeveri të re
BDI, LSDM dhe LR PDSH pjesë e saj
Të sëmurë e me 12 fëmijë apelojnë për ndihmë
7 shenja të diabetit që nuk duhet t’i injoroni

Shumë persona kanë nivelin e sheqerit në gjak më të lartë se normalin, por jo aq të lartë sa të mund të diagnostikohen si të sëmurë me diabet. Në shumë raste kjo njihet edhe si faza paraprake e diabetit, kur sëmundja nuk është diagnostikuar ende. Kjo është arsyeja pse diabeti njihet edhe si ‘vrasësi i heshtur’, sepse përpara se të mësoni se vuani nga diabeti, sëmundja vret organet tuaja. Niveli i sheqerit në gjak kontrollohet nga një hormon i quajtur insulinë, i cili prodhohet nga pankreasi. Kur ushqimi tretet dhe hyn në gjak, insulina ul niveli ne glukozës dhe ndihmon që qelizat të mbushen me energji, çka është e nevojshme për një funksionim normal të tyre. Por, nëse jeni me diabet, trupi është i paaftë të kthejë glukozën në energji. Ky është shkaku pse nisim të prekemi nga diabeti dhe trupi nuk ka mjaftueshëm aftësi për kthyer insulinën në glukozë, apo sepse insulina nuk funksionon siç duhet. Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 nuk prodhojnë insulinë dhe njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2, prodhojnë më shumë insulinë seç duhet, të paktën në fillim të sëmundjes, por ata nuk mund ta përdorin insulinën pasi shndërrohen në trupa rezistentë ndaj saj. Njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 1 kanë nevojë për injeksione insuline për të pasur një jetë më të mirë. Disa herë simptomat e tipit 1 dhe tipit 2 janë të ngjashme dhe shumë persona nuk e dinë se janë të prekur nga kjo lloj sëmundje, por ka edhe nga ata që mendojnë se janë të prekur nga diabeti i tipit 2. Diabeti mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin. Mund të dëmtojë sytë, veshkat dhe nervat. Për më tepër, është e rëndësishme tu kushtojmë vëmendje simptomave sa nuk është tepër vonë dhe të konsultoheni me një mjek.

SIMPTOMAT E PËRBASHKËTA TË DIABETIT: Rrit urinë, rrit ndjenjën e etjes dhe ju duket sikur e keni gojën të thatë, urinoni më shpesh se zakonisht, humbje peshe në mënyrë të pashpjegueshme (përveç faktit se hani më shumë se më parë), dobësim dhe ndjenjë lodhje, infeksione të shpeshta (përfshirë edhe ato në zonën gjenitale), probleme me shikimin… Nëpërmjet tretjes së duhur, ushtrimeve të rregullta fizike dhe mjekimit të sajtë, njerëzit diabetikë mund të arrijnë të kenë një jetë normale dhe produkte.

 04.01.2017, 21:37  | T.E | 3,809 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

LajmeBotaEkonomiKronika e zezëSportKulturëShowbizTeknologjiOPINIONMedicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.