Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

BFI me kërkesë deri tek ambasada franceze për lirimin e Ramushit

Hajdutët i vjedhin edhe pllakat e mermerit nga varret e të vdekurve!
Kush është Afrim Gashi të ofendojë Ziadin Selën?
A po e përgadit BDI Artan Grubin për drejtor të qendrës për menaxhim me kriza?!
BFI me kërkesë deri tek ambasada franceze për lirimin e Ramushit

Shkup, 11 janar - Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë sot është drejtuar me një kërkesë publike deri tek ambasada franceze në Shkup ku qëllim kanë lirimin nga burgu të liderit të AAK-së dhe gjeneralit të UCK-së Ramush Haradinaj, informon Zhurnal.

Deri te: Ambasada Franceze në Shkup

Lënda: KËRKESË

Të nderuar,

Duke marrur parasysh se Bashkësia Islame në RM është Institucion që gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë e angazhuar për paqe, mirëqenie dhe stabilitet gjithandej rajonit dhe më gjërë, aktin e arrestimit të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haredinaj, e konsideron si një provokim politik të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë me qëllim të shkaktimit të trazirave destabilizuese dhe të minimit të tërë atij projekti të bashkësisë ndërkombëtare për paqe dhe mirëqenie për Ballkanin.

z. Ramush Haradinaj është një vlerë e pakontestueshme kombëtare, është një legjendë e gjallë e popullit shqiptar, i cili ka dhënë prova të fuqishme se është kundër të gjitha politikave dhe aksioneve okupatore të agresorit serb. Duke u rreshtuar në krahun e shteteve të NATO-s, si komandant i UÇK-së, ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb me çka është arritur një paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjërë. Gjykata Ndërkombëtare, Tribunali i Hagës, i pranuar edhe nga Shteti mik i shqiptarëve, Franca, ka dëshmuar se

Ramush Haradinaj ka zhvilluar luftë të drejtë, konform rregullave të luftës dhe është liruar duke u shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat politike serbe.
Sëkëndejmi, habit fakti se si policia franceze ka zbatuar një akuzë politike serbe duke e arrestuar z. Ramush Haradinajn. Sot, për lirimin e tij dhe në shenjë solidariteti me pastërtinë luftarake të z. Haradinajt, anekënd botës po organizohen protesta gjithëpopullore. Bashkësia Islame e Maqedonisë, i përkrah fuqishëm këto protesta dhe kërkon nga organet gjegjëse franceze që urgjentisht t’i shpallin të pavlefshme akuzat politike serbe dhe ta lirojnë birin e kombit shqiptar, z. Ramush Haradinajn.
Me nderime.

Bashkësia Islame në RM
Reisul Ulema,
h. Sulejman ef. Rexhepi

 11.01.2017, 15:42  | T.E | 862 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

LajmeBotaEkonomiKronika e zezëSportKulturëShowbizTeknologjiOPINIONMedicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.