Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

PSM: Do të kundërshtojmë çdo tentim për ndërrim të Kushtetutës dhe shantazheve gjatë formimit të qeverisë

Ja si mund të rrëzohet Rama!
Mbetet kusht i partive shqiptare për koalicion me LSDM-në
Bujar Osmani: Propozimi i ligjit për gjuhën është krejtësisht në kuadër të Kushtetutë..
PSM: Do të kundërshtojmë çdo tentim për ndërrim të Kushtetutës dhe shantazheve gjatë formimit të qeverisë
Partia Socialiste e Maqedonisë

Shkup, 11 janar - Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) në kumtesën e sotme thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të qeverisë së re. Përkujton se partitë në Koalicionin "Për Maqedoni më të mirë" e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Kuvend.

PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t`i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë.

Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë. 

 11.01.2017, 15:19  | Xh.I. | 571 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

LajmeBotaEkonomiKronika e zezëSportKulturëShowbizTeknologjiOPINIONMedicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.