Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Neuroshkencëtarët e zbulojnë KËNGËN e cila e zvogëlon SHQETËSIMIN për 65 për qind (Audio)

Hajdutët i vjedhin edhe pllakat e mermerit nga varret e të vdekurve!
Kush është Afrim Gashi të ofendojë Ziadin Selën?
A po e përgadit BDI Artan Grubin për drejtor të qendrës për menaxhim me kriza?!
Neuroshkencëtarët e zbulojnë KËNGËN e cila e zvogëlon SHQETËSIMIN për 65 për qind (Audio)
brain-736x500-780x439.jpg

Shqetësimi – ndjenja e panikut, brengës dhe frikës – nuk është diçka e re. Shekuj më parë ishte shkruar për këtë dukuri edhe nga Hipokrati, nga Soren Kierkegaard, por edhe Sigmund Freud i ishte adresuar këtij çrregullimi në vitin 1926.

Një anketim i vitit 2013 kishte zbuluar se 57 për qind e studenteve femra të Amerikës kanë raportuar për episode të shqetësimit, përderisa në Britani të Madhe është raportuar se një në dhjetë meshkuj vuajnë nga sulmet e paniku.

Marjorie Wallace, drejtoreshë e ‘Sane’, beson se gjenerata Y (personat e lindur në vitet e 1980’ta dhe 1990’ta) i përkasin epokës të dëshpërimit.

Ndër shkaktarët kryesorë të shqetësimit dhe depresionit mbeten edhe rrjetet sociale, pasi na lejojnë të krahasojmë çdo gjë – lidhjet, dietat, pamjen fizike, bukurinë, pasurinë, standardin e jetesës etj. Dhe kjo padyshim se shkakton depresion.

Megjithatë, hulumtuesit kanë bërë një studim të tërësishëm dhe kanë zbuluar se një këngë e vetme – “Weightless” – ka rezultuar në 65 për qind reduktim të shqetësimit të përgjithshëm.

E krijuar nga Marconi Union, muzikantët ishin mbledhur me terapistë të muzikës për të përpiluar me kujdes harmonitë, ritmet dhe linjat e basit, të cilat ia zvogëlojnë rrahjet e zemrës dëgjuesit dhe shtypjen e gjakut.

 28.12.2016, 10:25  | Xh.J. | 1,180 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

LajmeBotaEkonomiKronika e zezëSportKulturëShowbizTeknologjiOPINIONMedicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.