Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Ç’formë i ke gishtat e këmbës? Ja çfarë thonë për personalitetin tënd

Jens Stoltenberg: Ka nënshkrime të mjaftueshme për qeveri të re
BDI, LSDM dhe LR PDSH pjesë e saj
Të sëmurë e me 12 fëmijë apelojnë për ndihmë
Ç’formë i ke gishtat e këmbës? Ja çfarë thonë për personalitetin tënd
g_1482387684-7398231.jpg

Askush nuk ka shumë dëshirë të flasë për këmbët apo gishtat e këmbës, megjithatë forma e tyre mund të tregojë shumë për një person.

Shumë prej nesh kanë gjatësi të ndryshme të gishtave të këmbës, duke filluar që nga gishti i madh deri tek më i vogli, por ndonjëherë, ka edhe gjatësi të çuditshme.

Shiko fotografitë e mëposhtme dhe gjej çfarë do të thotë për ty një nga variantet A, B apo C.

A. E ekuilibruar dhe sociale. Nëse gishtërinjtë zbresin në lartësi nga djathta në të majtë, tregon se je njeri shumë i ekuilibruar. Po ashtu, je njeri që të pëlqen të bisedosh me njerëzit dhe t’i kesh ballë për ballë, ndaj ke dëshirë të takosh njerëz të rinj.Mirësia jote, kohë pas kohe mund të rritet, por ti je njeri i lumtur vetëm sepse e di që je mendjehapur.

B. Kreative dhe entuziaste. Nëse gishti i dytë është më i gjatë se gishti i madh, ke një mendje krijuese. Ke gjithmonë dëshirë të mësosh gjëra të reja dhe të kuptosh si duhen bërë.

Gatishmëria për të kapërcyer gjithçka mund të bëhet e vështirë dhe e lodhshme me kohën, por merita jote është që gjithmonë gjen mënyrën për ta menaxhuar situatën sa herë kjo ndodh.

C. Besnike dhe e maturNëse gishtërinjtë e këmbës janë të gjithë në të njëjtën lartësi, je njeri besnik, shkruan revista class. Njerëzit e dinë se mund të mbështeten tek ty jo vetëm se u gjendesh pranë, por edhe sepse di të jesh racionale në çdo lloj situate.

Natyra e kujdesshme të kthen ndonjëherë pas në kohë, por asnjëherë nuk guxon të provosh diçka apo dikë që nuk të krijon rehati. Nuk beson dot kollaj.

 22.12.2016, 12:38  | Xh.J. | 2,051 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

LajmeBotaEkonomiKronika e zezëSportKulturëShowbizTeknologjiOPINIONMedicina
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.