Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Impresum

Impresum

ZHURNAL, portal më i sofistikuar informativ rajonal që startoi në trekëndëshin Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Zvicer. Informacionet dhe lajmet më të reja në këtë portal të paparë deri më tani në rajonin më të gjerë, do t’ua sjellin mjeshtër të njohur të gazetarisë shqiptare që janë tërësisht të mbështetur me emrin e suksesit - Kompaninë e parë shqiptare në Maqedoni për solucione interneti ANET.

Vet përvoja 10 vjeçare e kësaj Kompanie garanton se ZHURNAL është e disenjuar të jetë dera ku së pari troket lajmi, ku përmes teknologjisë më moderne, informimi për gjithçka, do të jetë i lehtë, i shpejt dhe i drejt. Lajme sporti, Lifestyle, të rejat më të fundit nga fusha e shkencës dhe teknologjisë, politikë, ekonomi, kulturë jetë nate, video-lajme, intervista etj...

ZHURNAL vend të merituar zënë edhe VIP-at e trekëndëshit Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, por edhe nga rajoni dhe Bota në rubrikën Showbiz, ndërsa informacionet për ata do të përgatiten nga vet VIP-at. Ne do t’ju bëjmë të qeshni, të informoheni e të relaksoheni. Në mesin e veçorive të ZHURNAL është informimi nga çdo Komunë e Maqedonisë dhe e Kosovës dhe nga çdo qark i Shqipërisë, përmes rrjetit tonë të korrespondentëve të cilët do të jenë çdoherë në kohën dhe vendin e duhur.

ZHURNAL është vetëm vendi ku e vërteta është fakt, ne kemi sjellë diçka që nuk është vetëm lajm, nuk është vetëm informatë. Por, ne jemi vet Bota e lajmit tuaj!.Në ZHURNAL edhe biznesi juaj nuk do të jetë vetëm reklamë! Pikërisht ashtu, atë që ne kërkojmë është të bëheni pjesë e ZHURNAL, sepse suksesin e keni të garantuar. ZHURNAL është vërtet një risi e paparë në rajon dhe më gjerë që ua sjellim ne ekipi i gazetarëve të cilët garantojmë se secilin lajm që ju intereson do t’ua sjellim menjëherë para jush, përmes teknologjisë më të sofistikuar dhe më moderne të ANET Internet Solucione.

ANET zhvillohet dhe mbështetet nga njohurit tona vetanake. Ne kontribuojmë në zhvillim dhe garim, me një kualitet të lartë dhe me çmime shumë të ulëta këtu në Maqedoni. Falë këmbënguljes, kreativitetit dhe besimit në sukses, ne arritëm që kompaninë tonë ta shndërrojmë në njërën nga kompanitë lidere në Maqedoni për teknologji IT Solucion. Ndërsa këtë synojmë edhe me Portalin informativ ZHURNAL.

Menaxhmenti i kompanisë është i përbërë nga një ekip me cilësi të lartë profesionale dhe me arsimim adekuat, të cilët po ashtu janë të rinj, ambicioz dhe kreativ. Niveli i shërbimeve dhe i pajisjeve teknologjike që ju ofrojmë klientëve tanë është në hap me shërbimet inxhinierike më bashkëkohore që ofrohen në tërë botën. Po ashtu bëjmë edhe monitorim permanent (të vazhdueshëm) dhe superstrukturën e pajisjeve, të cilat e rrisin kualitetin e shërbimeve tona.

Me mbështetjen 24 orëshe, ekipi ynë sajon zgjidhje efektive për të gjitha problemet që do të paraqiteshin. Investimi në teknologjinë më të re inxhinierike dhe në zotërimin e tyre në një nivel të lartë, është strategjia dhe çelësi i suksesit tonë. Ne përdorim metodat më moderne, pajisjet dhe softuerët për ta siguruar kualitetin më të lartë të shërbimeve për klientët tanë.

Gjithmonë jemi të fokusuar në nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë. Interneti është mediumi më dinamik i kohës së sotme i cili të ofron mundësi të madhe për biznes. Ne ofrojmë zgjidhje të sigurt dhe të plotë për klientët tanë, pavarësisht se ata janë individ apo kompani biznesi. Përpiqemi që klientëve tanë t’u ofrojmë shërbime të cilat do ta përmirësonin mënyrën e jetesës së tyre.

Tendencat tona janë që të sigurojmë risi në shërbimet e internetit, nga të cilat klientët tanë do të mbetën të kënaqur dhe do të kenë mundësi të krijojnë vlera për të mirën e të gjithëve. Misioni i ArdhmëriaNet është që të sigurojmë spektër të gjerë të shërbimeve kualitative me çmime shumë të ulëta për klientë, individ apo biznese, po ashtu t’u siguroj ndihmë shërbyesve të cilët i përdorin zgjidhjet më të reja teknologjike.

Suksesi i Portalit më të sofistikuar rajonal informativ ZHURNAL është vetë ANET.
ZHURNAL – Sot vetëm lajm; Nesër edhe me shumë!

Themelues - Maqedoni, Kosovë, Shqipëri

Bexhet Musliju
director @ zhurnal.mk 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

COPYRIGHT 2016 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.