KULTURĖ
Fjalėt e fundit tė Kadri Hazbiut para pushkatimit
Kadri Hazbiu ishte i ekzekutuari i fundit nga shpura e protagonistėve historikė tė komunizmit shqiptar. Procesi kundėr tij ėshtė ndėr mė tė bujshmit e epokės sė diktaturės jo vetėm pėr  numrin e madh tė tė dėnuarve, por edhe pėr cilėsitė e veēanta tė tyre si ish-funksionarė tė lartė tė Policisė Sekrete.Pėrtej kėtij konstatimi, studiuesi Kastriot Dervishi, autori i librit “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, ofron njė qasje tjetėr mbi tė veēantėn e procesit kundėr ministrit mė jetėgjatė tė Ministrisė sė Brendshme. “Nė kryqėzatėn e radhės kundėr Hazbiut, shprehet Dervishi, regjimi nė njė farė mėnyre bėri gjyqin e krimeve tė tij”.
Pėr tė, me fajet qė i adresoheshin ish-kreut tė Policisė Sekrete, mund tė shkonte nė burg gjithė lidershipi komunist, madje edhe vetė shefi i regjimit. Enver Hoxha ishte personi mė i pėrshtatshėm pėr t’u akuzuar pėr lidhjet me Jugosllavinė, pėr miratimin e traktatit ekonomik, pėr rrėnimin e tregut, pėr bashkimin doganor, pėr unifikimin e monedhės, pėr likuidimin e PKSH-sė dhe bashkimin e saj me Partinė Komuniste Jugosllave, pėr dashurinė dhe divorcin me Moskėn, pėr vėnien e strukturave shtetėrore nė duart e KGB-sė, pėr nxjerrjen e ēdo sekreti shtetėror jashtė vendit, pėr keqtrajtimin e kosovarėve tė ardhur ilegalisht etj. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, studiuesi Dervishi shpjegon ēfarė ngelet pa zbuluar nga dosja Hazbiu, deri ku shkon zbardhja e presekutimit komunist nė kėtė proces, ēfarė mbetet e dyshimtė, cili ka qenė roli i Ramiz Alisė nė kryqėzimin e krerėve tė Sigurimit dhe ēfarė ka pėrcaktuar eliminimi i Hazbiut dhe tė tjerėve nė ngjitjen e Alisė nė majė tė kupolės komuniste…
Zoti Kastriot! Nė librin tuaj “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij” pėrmenden me dhjetėra tė dėnuar ish-funksionarė tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit, aq sa tė krijohet pėshtypja se procesi ka vėnė nė bangėn e tė akuzuarve vetė shėrbimin e fshehtė. A qėndron njė konsideratė e tillė?

Kastriot Dervishi duke folur pėr “Panorama”

Pak a shumė njė pėshtypje e tillė qėndron, por ēėshtja ėshtė shumė mė komplekse. Ajo ka tė bėjė jo vetėm me mėnyrėn si ka funksionuar Policia Sekrete, por edhe me cilėsitė politike tė njerėzve qė e kanė kryesuar atė nė vite. Nėse do tė bėnim njė kujtesė tė atyre qė kanė drejtuar Ministrinė e Punėve tė Brendshme nė kohėn e diktaturės (1944–1991), do pėrmblidhnim emrat e Haxhi Lleshit, Koēi Xoxes, Nesti Kerenxhit, Mehmet Shehut, Kadri Hazbit, Feēor Shehut, Hekuran Isait dhe Simon Stefanit. Sakaq, nėnministrat, personat qė kanė kryesuar mė jetėgjatėsisht drejtoritė e Sigurimit janė Mihallaq Ziēishti dhe Feēor Shehu. Nė linjė shtetėrore aktiviteti i Ministrisė kontrollohej nga Kryeministri dhe zėvendėskryeministri i parė. Nė linjė partie nga Sekretariati i K.Q tė Partisė, sekretari qė mbulonte Sigurimin dhe normalisht nga sekretari i Parė i Partisė. Nė aparatin e KQ ekzistonte ndėrkaq Sektori i Punėve tė Brendshme. Aktiviteti i MPB-sė dhe veēmas i drejtorive tė Sigurimit, mbėshtetej mbi platformat e miratuara nga Byroja Politike dhe leximi i tyre ishte i kufizuar pėr korpusin e kuadrove drejtues. Nė kėtė vėshtrim, gjatė tėrė kohės sigurimi ka qėnė i monitoruar nga strukturat partiake, pėr tė cilat nuk kishte kurrfarė sekreti. Pra, ēdo mangėsi e praktikė e gabuar, sė pari ishte pėrgjegjėsi e komandės politike tė shėrbimit. Pastaj, mėnyra si operoi regjimi pėr tė kryqėzuar krerėt e policisė sekrete nė vite, ishte njė metamorfozė mė vete…
Pėrtej kėtij vėshtrimi mbi organizimin e shėrbimit sekret dhe hierarkisė sė tij, diēka mė konkrete pėr rastin e dėnimit tė Hazbiut, ministrit mė jetgjatė tė Sigurimit tė Shtetit. Si u ngrit gjithė ajo superstrukturė kundėr tij?
Pėrballja e Kadri Hazbiut me hetuesinė dhe trupin gjykues, ka qėnė procesi mė i bujshėm i diktaturės. Zbardhja nė seancat maratonė tė tij, shkon deri aty sa kanė pranuar tė flasin protagonistėt e pamanipuluar prej hetuesisė, si Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe dėshmitarėt e thirrur pėr tė dėshmuar kundėr apo rreth tyre. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se informacioni ėshtė i larmishėm, i dhėnė i drejtpėrdrejtė ose diagonal, sipas raportit qė ka krijuar e vėrteta me kombinacionet e hetuesisė.
Pėr herė tė parė nė librin tuaj pėr gjyqin e Kadri Hazbiut, pėrmendet gjykata speciale e ngritur nė Ministrinė e Brendshme…
Nė fakt, duket sikur kjo gjykatė ėshtė ngritur nga Ministria e Brendshme, por nuk ėshtė e vėrtetė. Po t’u referohemi shembujve e ngjarjeve tė zbardhura nė kėtė proces, del nė pah roli pėrcaktues i Partisė nė morinė e krimeve, vrasjeve pa gjyq, por edhe nė krijimin dhe funksionimin e Gjykatės Speciale. Kishte qenė vetė kryeministri Enver Hoxha i cili mė 1949 kishte propozuar dekretin pėr ngritjen e kėsaj gjykate, ndėrkohė qė nė procesin e vitit ’83 akuzonte Kadri Hazbiun pėr ngritjen e saj. Pra, Gjykata Speciale ka qėnė njė krijesė e vetė diktatorit dhe ka funksionuar fund e krye sipas orientimeve tė tij.
Mė nė fund, hulumtimet tuaja zbardhin pėrfundimisht misterin e ēėshtjes sė Teme Sejkos. A ka diēka tjetėr tė pazbuluar mbi fatin e ish-admiralit tė Flotės, tė dėnuar pėr tradhti?

PROKURORI I PERGJITHSHEM RRAPI MINO, NE GJYQIN E HAZBIUT

Ėshtė e vėrtetė qė me hulumtimet e zbardhura nė librin pėr gjyqin e Kadri Hazbiut, hidhet dritė nė shumė nga misteret e panjohura tė dosjes sė Teme Sejkos. Ēėshtja e Teme Sejkos ėshtė njė prej ēėshtjeve kryesore qė ka marrė zgjidhje nė studimin tim. Mendoj se kėtu ka njė aspekt qė dua tė ndalem pak. Ēėshtja ėshtė ngritur si kombinacion hetimor. Pra, ideja fillestare e hetimit ka qenė qė Teme Sejko tė dalė si i arratisur nga Shqipėria, si person qė u ishte dorėzuar sovjetikėve nga Kadri Hazbiu. Pra, si person qė nuk kishte vdekur. Nė Hetuesi, Mihallaq Ziēishti vihet nė funksion tė kombinacionit hetimor, duke firmosur kėtė variant. Mirėpo, tė pyetur veē e veē, tė gjithė pjesėmarrėsit nė krimin ndaj Teme Sejkos dėshmonin atė qė i kishin bėrė para se tė vritej barbarisht. Nga shikimi nė tėrėsi i pohimeve nuk kishte dyshime se Teme Sejko ishte vrarė dhe ishte varrosur nė Linzė. Mirėpo, gjatė gjykimit ky fakt (i varrosjes nė Linzė) nuk del fare. Aksidentalisht pra, hetuesia ka lėnė nė dosje dėshmitė e personave qė rrėfyen fatin e keq tė Teme Sejkos. E njėjta logjikė ka funksionuar edhe nė rastin e Kosta Filit. Ky ishte njė zbulues grek, (qė bėri 28 vjet burg nė Shqipėri), i arrestuar gjatė njė misioni zbulimi (nė gjuhėn komuniste quhen “diversantė”). Kosta Fili qė gjithė jetėn nė burgje e kaloi me brengėn e moskuptimit se si u arrestua, pranon me pohimet e tij nė gjyqin e Hazbiut, rreth 20 vjet mė vonė, se kishte dėshmuar kundėr Teme Sejkos sipas legjendės sė diktuar nga sigurimi. Ishte kjo dėshmi qė e implikonte Teme Sejkon nė veprimtari agjenturore, e cila e shpėtoi Filin nga dėnimin me vdekje. Sakaq, nė lidhje me kėtė ēėshtje, siē rezulton nga dosja operative e pėrpunimit 2A tė Teme Sejkos, nuk ka asnjė element qė mund tė justifikonte arrestimin apo dėnimin e tij. E pra pėr arrestimin e Temes kishte vendosur Enver Hoxha, i cili mė 1982 thoshte se “nuk e mbante mend” tė kishte ndodhur kėshtu(!).
Procesi i hetimit dhe gjyqi i Kadri Hazbiut ėshtė zhvilluar nė mjediset e burgut 313. Si ndiqej nga lidershipi komunist ecuria e tyre?
Sė pari duhet sqaruar qė procesi ndaj Hazbiut drejtohej nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Akoma hetuesit ishin pjesė e kėsaj ministrie. Pėrgjigjes i grupit tė hetimit ishte ministri i Punėve tė Brendshme, Hekuran Isai. Ky i fundit merrte pjesė vetė nė hetimet qė zhvilloheshin nė burgun 313. Pėrderisa hetimi kishte rėndėsi tė madhe, ministri dėgjonte, pyeste, sugjestiononte dhe nė fund me dorė dhe me shkelma godiste tė pandehurit ku tė mundte. E pasi ai “lodhej”, “punėn” e vazhdonin ata qė e kishin pėr zanat apo ndihmėsit mė tė afėrt. Nė darkė, ēdo ēėshtje rreth hetimit i raportohej Enver Hoxhės ose zėvendėsit tė tij.
Cili ka qenė roli i Ramiz Alisė nė kryqėzimin e krerėve tė Sigurimit dhe ēfarė ka pėrcaktuar eleminimi i Hazbiut dhe tė tjerėve nė ngjitjen e Alisė nė majė tė kupolės komuniste?
Procesi ndaj Hazbiut u bė pėr garantimin e sigurt tė pasardhėsit tė Hoxhės, Ramiz Alisė. Nė mjedise intime, Alia shprehej me kėnaqėsi se e kishte mundur “gjymin e zi” (siē e quante rėndom nė mjedise tė ngushta Kadri Hazbiun). Hazbiu sė bashku me Alinė kishin qenė njerėzit qė e kishin sulmuar me fort Mehmet Shehun nė dhjetor 1981. Asokohe flitej se Hazbiu mund tė bėhej kryeministėr, gjė qė nuk ndodhi. Eliminimi i tij dhe njerėzve tė tjetė, nė fakt rritėn garancinė dhe forcuan mė shumė pushtetin e Ramiz Alisė. Ministria e Punėve tė Brendshme e kohės sė Hekuran Isait dhe Simon Stefanit, ndryshonte nga ajo e Kadri Hazbiut, jo pėr besnikėri ndaj regjimit, por nė raportet e reja me Ramiz Alinė.
Procesi ndaj Hazbiut nė njė farė mėnyre shpalos apologjinė e krimit tė diktaturės nė tėrė historinė e saj. Deri ku shkon zbardhja e persekutimit komunist nė tė dhe ēfarė mendoni se  mbetet e dyshimtė dhe ende e pa zbuluar?
Pėr fajet qė u akuzua Hazbiu meritonte tė shkonte nė burg dhe tė ekzekutohej gjithė udhėheqja komuniste e kohės. Nėse do kishte person mė tė pėrshtatshėm pėr ta akuzuar pėr lidhjet me Jugosllavinė, pėr traktatin ekonomik, pėr rrėnimin e tregut, pėr bashkimin doganor, pėr unifikimin e monedhės, pėr likuidimin e PKSH-sė dhe bashkimin e saj me Partinė Komuniste Jugosllave, etj, ky do ishte Enver Hoxha. Nėse do kishte person mė tė pėrshtatshėm pėr ta akuzuar pėr lidhjet me Bashkimin Sovjetik, pėr nxjerrjen e valutės jashtė vendit, pėr vėnien e gjithė strukturave shtetėrore nė duart e Moskės, pėr nxjerrjen e ēdo sekreti shtetėror jashtė vendit, ky do ishte Enver Hoxha. Nė librin tim pėr procesin Hazbiu, besoj se ėshtė shpjeguar nė hapėsirė kronologjike pse ndodhėn ngjarjet nė vitet 1982 – 1983, si nisi ēėshtja “Hazbiu”, si u trajtua ajo dhe si pėrfundoi nė luginėn e Linzės nė Dajt. Nuk besoj se ngelet gjė tjetėr pėr tė zbuluar rreth tyre, ndėrsa ēėshtje tė tjera nė lidhje me diktaturėn ngelen gjithnjė pėr t’u plotėsuar.
Pėr shumkėnd nga bashkėkohėsit ka mbetur enigmė fakti si e sakrifikoi Enveri njeriun mė besnik qė i besoi kreun e Sigurimit tė Shtetit pėr shumė vite?
Duke iu nėnshtruar pėrvojės sovjetike, Enver Hoxha, pėrdori tė njėjtėn teknologji me armėn e Sigurimit. Me drejtuesit e armės pėrdori standardin e “limonit tė shtrydhur”, atė tė vėnies nė shėrbim, tė shfrytėzimit e mė pas tė flakjes. Jo pak herė mund tė kujtohen fjalimet entuziaste tė Hoxhės pėr “syrin vigjilent”, “armėn e dashur tė partisė e tė popullit”, “shpatėn e revolucionit”, “armėn e diktaturės sė proletariatit”, etj. Pėr Enver Hoxhėn Sigurimi ishte arma e specializuar pėr zhvillimin e luftės sė klasave. Mirėpo nė momente historike, kthesash tė imponuara nga jashtė apo tė nxitura nga zhvillimet e brendshme, vetė Hoxha godiste Sigurimin pėr paaftėsi zbuluese. Nėse mė parė deklaronte kontrollin e partisė mbi Sigurimin, mė 1982 nė kuadrin e “tablosė sinoptike”, deklaronte se Sigurimi nuk i kishte zbuluar komplotet brenda gjirit tė partisė. Vetė Hoxha merrte rolin e njė agjencie zbuluese. Ajo qė duhet vėnė nė dukje ėshtė fakti se tė gjithė tė akuzuarit si “pjesėtarė tė organizatės kundėrrevolucionare” tė krijuar nė vitin 1942 me “kryetar” Mehmet Shehun dhe anėtar tė tjerėt, ishin deri nė fund tė jetės sė tyre, adhurues tė shefit tė regjmit. Nėse do shikosh sot tė duket vėrtet qesharake se si paska ekzistuar njė organizatė kundėrrevolucionare qysh nga viti 1942, e cila nuk ka vepruar fare dhe zbulohet rastėsisht nė vitin 1982(!).
Pra Hazbiu e tė tjerėt ishin thjesht viktima tė teknologjisė sė krimit tė huazuar nga pėrvoja staliniste…
Procesi ndaj Kadri Hazbiut mbylli njė epokė tė krimit komunist dhe nga ana tjetėr justifikoi veprimin qė ishte marrė ndaj goditjes sė njeriut mė tė afėrt tė Hoxhės, Mehmet Shehut.  Akuzat me tė cilat ėshtė akuzuar Kadri Hazbiu, kanė qenė nė fakt norma, praktika dhe gjėra tė pėrbashkėta tė pushtetit komunist. Por sipas teknologjisė sė shefit tė regjimit, gjithnjė meritat ishin “pronė” e tij, ndėrsa dėshtimet i faturoheshin tė kryqėzuarit tė radhės. Diskutimi zgjatej pa fund rreth njė argumenti dhe nė fund i akuzuari qė gjithnjė mbetej fajtor, pėrjashtohej nga partia, arrestohej dhe pėrfundonte pėrballė skuadrės sė pushkatimit. Pėrfundimisht, protagonisti kryesor i diktaturės komuniste, i hakmarrjes primitive e personale, arkitekti i strukturave dhe normave antinjerėzore, ideatori i luftės sė klasave, pėr deformimin e njeriut, pėr varfėrinė mesjetare, ishte Enver Hoxha. Procesi me numrin mė tė madh tė dėshmitarėve Procesi ndaj Kadri Hazbiut dhe krerėve tė tjerė tė Sigurimit tė Shtetit ka qėnė procesi me numrin mė tė madh tė dėshmitarėve. Mbi 250 syresh tė pėrzgjedhur nga drejtuesit e Policisė Sekrete dhe grupi i hetuesve tė caktuar pėr ēėshtjen nė ngarkim tė pjesėtarėve tė “organizatės antirevolucionare”, kanė ardhur nga vise tė skajshme dhe kanė pohuar njeri pas tjetrit mbi fajėsinė e tė pandehurve. Mjaft prej tyre, pas ekzekutimit tė Hazbiut, janė shpėrblyer nė mėnyra tė ndryshme. Pjesa e dėshmitarėve nga radhėt e ushtarakėve janė katapultuar me detyra tė rėndėsishme nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe atė tė Brendshme. Tė tjerė janė mjaftuar me dekorimet e radhės, ndonjė burs pėr fėmijėt apo me marrjen e njė banese jashtė radhe. Ka qėnė mesnata e 9 shtatorit 1983 kur Kadri Hazbiu dhe tė dėnuarit e tjerė shkuan para skuadrės sė pushkatimit, diku nė shpatet e kodrave tė Linzės. Sė paku kėshtu e ka dokumentuar nė dosjen pėrkatėse shpura e tė besuarve pėr zbatimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė. Procesverbali pėr ekzekutimin e Kadri Hazbiut, Feēor Shehut, Llambi Peēinit e Llambi Ziēishtit mban firmėn e Rrapi Minos,  Zylyftar Ramizit, Agron Tafės,  Afuz Muratit, Nevzat Viganit dhe Nikolla Shkurti. Po ēfarė pohojnė nėnshkruesit e kėtij dokumenti gjithsesi zyrtar?
Dokumenti
(Procesverbal pėr ekzekutimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė)
Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSSH-sė, me shkresėn nr.1582/1, datė 9 shtator 1983, nuk ua fali jetėn tė dėnuarve: Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti. Tė dėnuarit mbasi u ēuan nė vendin e ekzekutimit, u njoftuan nga prokurori i Pėrgjithshėm se Presidiumi i Kuvendit Popullor ua refuzoi kėrkesėn pėr falje. Tė dėnuarit Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu u shprehėn se janė tė pafajshėm, kurse tė dėnuarit Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti nuk thanė gjė. Mbas kėtij veprimi, nė ora 24.00 tė datės 9 shtator 1983 u krye ekzekutimi me pushkatim pėr tė dėnuarit Kadri Hazbiu, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe Llambi Ziēishti. Nė ekzekutimin e vendimit me vdekje morėn pjesė prokurori i Pėrgjithshėm, shoku Rrapi Mino, zėvendėsministrat e Punėve tė Brendshme Zylyftar Ramizi dhe Agron Tafa, sekretar (oficer) Afuz Murati, mjeku Nevzat Vigani dhe oficer Nikolla Shkurti.
Pohime tė tjera
Pavarėsisht tekstit qė pėrmban dokumenti pėr epilogun e procesit “Hazbiu”, nga dėshmitarė tė ngjarjes kanė qarkulluar zėra qė e kundėrshtojnė, sė paku pjesėrisht versionin e nėnshkruar sipas rregullit tė detyrės. Ka pohime nga ish- gardianė tė burgut 313, sipas tė cilave Kadri Hazbiun, ministri mė jetėgjatė tė ministrisė sė Brendėshme, nė vendin e ekzekutimit, e kanė ēuar tė vdekur. Ka ndėr ta qė thonė se Hazbiu ka ndėrruar jetė nga torturat, por ka tė tjerė qė pohojnė se ekzekutimi i tij ėshtė bėrė fshehurazi nė qeli nga njėri prej krerėve tė Sigurimit, pėr tė shmangur pėshtjellimin nė radhėt e efektivave tė emėruar dikur nga Kadri Hazbiu e tė urdhėruara sė fundi pėr tė ekzekutuar atė. Sidoqoftė, mėnyra si u eliminua ish-ministri historik i Sigurimit tė Shtetit, ka qenė njė nga ngjarjet mė tė mistershme tė regjimit tė diktaturės komuniste.
Argumenta e kundėrshti
Pjesa qė mbėshtet variantin zyrtar tė ekzekutimit tė Hazbiut nga skuadra e pushkatimit nė Linxė, ndėr tė tjera sjell pėr argument njė gjurmė plumbi pas kokės. Tė tjerėt e vlerėsojnė kėtė njė alibi dhe kėmbėngulin nė opsionin e tyre. Pėr ta, fakti qė pjesėtarė tė skuadrės sė pushkatimit, si rrallėherė tjetėr, kanė qėnė vetė krerėt e Sigurimit tė Shtetit tė kryesuar nga kryeprokurori, hedh dritė nė pasaktėsinė e dokumentit pėr ekzekutimin e Hazbiut. Ndėrkaq, ka dėshmitarė tė tjerė qė pohojnė se gjatė ekzaminimit tė eshtrave tė ish-ministrit nė vitin 2000, janė konstatuar gjurmė tė plumbave nė shpinė dhe nė pjesėn e mbrapme tė kėmbėve. Njė ish-guardian i burgut 313 e lidh misterin e vrasjes me vizitėn e beftė tė njėrit prej zevėndėsministrave tė Brendshėm nė qelinė e Hazbiut mesnatėn e 8 shtatorit, kur kishte mbėrritur urdhri i Hekuran Isait pėr zbatimin e vendimit tė Gjykatės sė Lartė. Nė pėrgjigje tė interesimit tė gazetės, nėnshkruesit e dokumentit tė ekzekutimit qė jetojnė, hezitojnė tė flasin, duke na kujtuar arkivat dhe dokumentat e kohės(!)/Panorama/
© ZHURNAL.mk
(45.063 herė i lexuar)     publikuar mė 23.08.201110:54 nga X.J.
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Get our toolbar!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.