OPINION
“Historia e Maqedonisė sė lashtė, ėshtė historia e fiseve tė vjetra ilire”
(‘HISTORIA MĖ E VJETĖR E MAQEDONISĖ’, fjalimi i mbajtur nga Kiril Ivanov,  mė 7 mars 1946, para anėtarėve tė Organizatės Rinore Maqedonase tė Sofjes)

Skėnder Asani, Instituti i Trashėgimisė Shpirtėrore dhe Kulturore tė Shqiptarėve nė Maqedoni

Ēėshtja e prejardhjes etnike tė maqedonasve tė sotėm, e cila viteve tė fundit ėshtė riaktualizuar sė tepėrmi nė qarqet qeveritare tė Shkupit, ka qenė nė fokus tė debateve tė shumta edhe mė parė. Si njė popull pa shtet dhe pa identitet tė formuar kombėtar (deri pas LDB-sė), maqedonasit janė luhatur herė rreth hipotezave se janė pasardhės direkt tė maqedonasve antik, herė se janė sllav tė pastėr dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me maqedonasit antik, e herė se janė pėrzierje e dy kulturave tė cilat pėrbėjnė njė identitet tė posaēėm kombėtar (pikėpamja e sotme).

Nė vazhdim do tė mund tė mėsojmė gjėra mjaft interesante rreth prejardhjes sė maqedonasve, nė pikėvėshtrimin e njė VMRO-isti, njė profesori tė ēmuar tė kohės nė Bullgari.

Dokumentin e plot tė ligjėratės sė mbajtur para Organizatės Rinore Maqedonase nė Sofje pėr “Historinė e Vjetėr tė Maqedonisė “ nga prof. Kiril Ivanov, qė po e ofrojmė pėr auditoriumin e gjerė publik, i takon vitit 1946, atėherė kur ishin krijuar rrethana tė reja shoqėrore dhe politike nė Ballkan dhe mė gjer nė botė, pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Ky dokument ėshtė hulumtuar nė Arkivin Shtetėror tė Maqedonisė nė Shkup, nė fondin e Organizatės sė Brendshme Revolucionare Maqedonase - tė Bashkuar (ВМРО – Обидинета).   

Gjatė periudhės sė shekullit XX, nė Organizatėn Revolucionare Maqedonase gėrshetoheshin dy koncepte diametralisht tė kundėrta ndėrmjet grupeve rivale. Njėri grupacion dėshironte qė rrėnjėt etnike t’i kėrkoi sa mė thellė nė antikitet, gjegjėsisht maqedonasit e sotėm tė lidhen drejtpėrdrejtė me maqedonasit antik,  dhe grupacioni tjetėr pretendonte se maqedonasit e sotėm janė pasardhės tė sllavėve, ku vlerėsohej se tendencat pėr tė kėrkuar rrėnjėt e maqedonasve tė sotėm me ato tė maqedonasve antik ishin jashtė logjikės dhe nė kundėrshti me burimet historike.

Prof.Kirill Ivanov, veē tjerash thotė se, as natyra, as traditat dhe zakonet mė tė vjetra tė maqedonasve tė sotėm sllav, nuk zbulojnė asnjė lloj dėshmie me ata tė maqedonasve tė vjetėr. Sipas tij, historia e Maqedonisė sė lashtė, ajo ėshtė historia e fiseve tė vjetra ilire.

‘Tė dhunojmė historinė dhe faktet historike me atė qė do tė vendosim maqedonasit e sotėm si pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Aleksandėrit tė Madh, domethėnė jo vetėm tė ndėrrojmė tė vėrtetėn historike, por edhe tė bėhemi shovinistė qesharak’, konkludon prof.Kirill Ivanov.
 E vėrteta historike

Me dhjetėra vite me radhė, armiqtė e popullit maqedonas nė mėnyrė tė padėnuar e falsifikonin dhe e vrisnin tė vėrtetėn historike. Dhjetėra vite me radhė, besnikė ndaj shovinizmit tė tyre, ata nė mėnyrė tė pandėrprerė e shfrytėzonin historinė nė emėr tė njė qėllimi tė njėjtė – okupimin, asimilimin dhe ngufatjen kombėtare tė njė populli. Ne kėtu gjithashtu do tė shfrytėzojmė historinė dhe faktet historike, por do t’i shfrytėzojmė tė tilla, ashtu siē janė, pa falsifikime, pa shtrembėrime, pa gėnjeshtra, pėr shkak se veprės tė cilės i shėrbejmė nuk ka nevojė pėr gėnjeshtra. Ajo nuk ėshtė vepėr e shtypjes nacionale, por ėshtė vepėr e ēlirimit kombėtar. Ne nuk kemi pėr synim tė rrėmbejmė vendet e huaja dhe tė robėrojmė popuj tė huaj, gjatė tė cilės do t’jua shtrembėrojmė historinė e tyre kombėtare dhe nė mėnyrė artificiale t’i akuzojmė ata pėr “bullgarė tė pastėr”, “serbė tė vėrtetė” ose pėr “grekė tė vjetėr”. Jo! Ne nuk jemi shovinistė dhe prandaj ne nuk ikim nga e vėrteta historike, nuk frikohemi nga ajo! Pėrkundrazi, sa mė fuqishėm qė ndriēon ajo, aq mė tepėr fiton vepra e jonė dhe populli i jonė. Pėr shkak se objektiviteti, gjetja dhe ndriēimi i pa interesuar i fakteve historike e zbulon atė jo vetėm para vetėdijes tė popullit tonė, por edhe para syve tė mbarė botės, se populli (kombi) maqedonas dhe vetėdijesimi kombėtar maqedonas ekziston aq bindshėm dhe pa dyshim, aq sa edhe bindshėm dhe padyshim ekziston toka maqedonase, gjuha maqedonase, zakonet dhe adetet maqedonase, historia maqedonase dhe tėrėsia e vetme e Maqedonisė. E pafuqishme po tregohet pėrpjekja qė me rrjeta prej teli dhe me armatura betoni tė shpartallohet uniteti i vendit tonė. Tė pafuqishme janė thėniet edhe tė gjitha pėrpjekjet e propagandės shoviniste qė tė shpartallojnė unitetin e vetėdijesimit tė popullit tonė. Sot kjo ėshtė mė e qartė se kurdoherė. Historia pėr ēdo ditė dhe nė ēdo orė po e vėrteton atė. Prandaj historia nuk ėshtė armik pėr ne! Pėrkundrazi, ajo ėshtė aleat i jonė besnik dhe i fuqishėm. Dhe mė sė miri do tė shfrytėzojmė fuqinė e kėtij aleati pėr kauzėn dhe luftėn tonė kombėtare – ēlirimtare, kur kundėr secilės huti dhe gėnjeshtėr lartė do tė ngremė flamur e ēiltėr tė sė vėrtetės, flamurin e tė drejtės historike fitimtare.   E tillė ėshtė qasja e jonė ndaj historisė dhe fakteve historike!
Maqedonia e lashtė. Shteti i parė maqedonas
    
Si edhe tė gjithė popujt, ashtu edhe i joni ka historinė e vetė. Historia e Maqedonisė, rrėnjėt e saj fillojnė larg prej kohėrave antike. Ajo ėshtė historia mė e largėt, me e vjetėr, e cila fillon prej shekullit tė 7-tė, para erės sė re, kur pėr herė tė parė pėrmendet nė veprat historike emri  M A Q E D O N I dhe vihet deri tė shekulli i 2-tė, kur Perandoria Romake krijohet nė vend tė shtetit tė madh maqedonas tė Aleksandėrit tė Maqedonisė (Lekės sė Madh). Ajo periudhė e madhe kohore na intereson deri aty nė qoftė se pėrmban fakte dhe evenimente historike tė cilat qėndrojnė nė lidhje tė dukshme dhe historike pėr krijimin e mėtutjeshėm tė kombit maqedonas, gjegjėsisht e pėrbėn etapėn e parė tė lashtė historike tė ndėrtimit (krijimit) tonė. Ēka ėshtė Maqedonia e lashtė dhe prej nga vjen emri i saj? Kur ėshtė themeluar shteti i lashtė maqedonas dhe kur fillon ai? Cilės kombėsi fisnore i pėrket populli i lashtė maqedonas, a thua ajo ka gjuhėn, doket dhe kulturėn e vet? Dhe mė nė fund, a thua ekziston lidhje historike – lidhshmėri midis maqedonasve tė lashtė dhe atyre tė sotėm dhe nė ēka pėrbėhet ajo? Ja kėto janė pyetjet nė tė cilat gradualisht duhet t’ju pėrgjigjemi.

Historia e Maqedonisė sė lashtė, ajo ėshtė historia e fiseve tė vjetra ilire, tė cilėt e banonin Maqedoninė e sotme, tė cilėt nga shekulli i 6-tė para Epokės sė Re, e themelojnė shtetin e parė fisnor. MA K E D O N ėshtė quajtur njėri nga udhėheqėsit e fisit mė tė fuqishėm tė atyre fiseve nė udhėheqje e tė cilit edhe ėshtė realizuar bashkimi fisnor. Prej kėtu edhe emri gjeografik i tokės maqedonase, popullit maqedonas dhe i shtetit tė lashtė maqedonas, emrat kėta tė cilėt janė ruajtur edhe deri nė ditėn e sotme. Mė vonė, kujtimi pėr kėtė udhėheqės guximtar hyn nė historinė e atyre fiseve, ku Makedon ėshtė i paraqitur si kalorės – luftėtar, themeluesi i Maqedonasve. Miti i njėjtė gjendet edhe nė njėrėn prej veprave tė poetit tė vjetėr grek Hesiod (shekulli i 7-tė para Krishtit), ku Makedon ėshtė djali i Zeusit dhe kushėriri i Graik-ut dhe Latin-it, prej tė cilėve i pari ėshtė themelues (i pari) i grekėve, ndėrsa i dyti – i Latinėve (Romakėve). Dėshmitė historike pėr themelimin (krijimin) e shtetit tė parė tė lashtė tė Maqedonisė janė tepėr tė varfra dhe tė pamjaftueshme. Shėnimet mė tė vjetra historike lidhur me kėtė ēėshtje, tė cilat qėndrojnė jashtė ēdo lloji tė spekulimeve i gjejmė tė “Historitė” e njohura tė historianit tė vjetėr grek Herod-it, ku flitet pėr mbretin Maqedonas Aleksandėr I (ka sunduar gjatė viteve 540 – 490 para Krishtit). Prej kėtu del edhe pėrfundimi, se themelimi i shtetit tė parė maqedonas mundet tė vendoset nė shekullin e 6-tė para Krishtit. Se si ka vijuar mė tutje radhitja e saktė e mbretėrve maqedonas dhe si ata radhiten deri tė Filipi i II-tė dhe Aleksandėri i Madh, ėshtė vėshtirė qė tė pėrcaktohet. Ekzistojnė disa burime tė pasigurta dhe kundėrthėnėse. Sipas tė gjithave duket sikur analistėt (historianėt) e vetėm tė asaj kohe – grekėt nuk janė interesuar shumė pėr zhvillimin e shtetit maqedonas nė atė periudhė, kur ajo nuk e ka rrezikuar as kufirin e as lirinė dhe pavarėsinė e Greqisė tė Vjetėr. Mė vonė, ose nga shekulli i 4-tė, gjendja ndryshon. Shteti maqedonas i Filipit tė II-tė (ka sunduar gjatė viteve 359 – 336 para Krishtit) ėshtė rritur nė njė forcė tė fuqishme, e cila tanimė e rrezikonte kufirin verior tė tokės greke. Gjegjėsisht, prej atėherė datojnė edhe dėshmitė mė tė begatshme historike pėr shtetin e lashtė maqedonas. Kjo e fundit atėherė ka filluar tė luajė rol tė rėndėsishėm nė jetėn politike tė gjithė Greqisė. Kjo ėshtė periudha helene nė zhvillimin e kulturės sė lashtė greke, periudha e shkatėrrimit dhe rėnies tė shtetit skllav. Gjegjėsisht gjatė kėsaj periudhe shteti i lashtė maqedonas e arrin kulmin e fuqisė sė tij shtetėrore, politike dhe kulturore. (Vijon)

© ZHURNAL.mk
(41.880 herė i lexuar)     publikuar mė 21.10.201114:30 nga X.J.
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Get our toolbar!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.